Futboll Sport

TRONDITET FUTBOLLI TURK/ 21-vjeçari përfshihet në një aksident të rëndë, e fejuara pëson…

Futbollisti i talentuar turk, Huseyin Turkmen është përfshirë në një aksident automobilistik.

Lajmi ka tronditur futbollin turk ndërsa gjatë aksidentit talenti 21-vjeçar ishte nën shoqërinë e të fejuarës së tij e cila ka pësuar thyerje në shtyllën kurrizore.

Mediat vendase raportojnë se futbollisti shpëtoi me disa plagë të vogla, ndërsa aksidenti ndodhi në provincën Ordu, ku u përplas me një tjetër mjet që vinte nga drejtimi i kundërt.

Huseyin Turkmen aktivizohet si mbrojtës me Trabzonspor, një prej skuadrave kryesore të kampionatit turk, si dhe me të rinjtë e Kombëtares Turke.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit.

Related posts

MUNDËN NË TRANSFERTË KASTRIOTIN/ Shkëmbi: Është një fitore që merr vlera, dihet që ne…

Isa.Autor

AKUZA PËR RAMOS/ Mediat: Është kanceri i ekipit, duhet të largohet

Isa.Autor

“BLERJA MË E RE”/ Duarte prezantohet tek Milan: Ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e ‘kuqezinjëve’

Delo.autor

Leave a Comment