Futboll Sport

Siguroi zonën play-off, por ekipi i Migjen Bashës ka të tjera telashe

Kur duhet dhe një javë nga ndeshjet e ‘Play-off’-it të Serie B, Liga e Serie B dhe FIGC (Federata Italiane e Lojës dhe Futbollit) kanë hedhur idenë për të bërë një shtyrje, ide që ka lindur pas çështjes së Bari-t që ka lindur në muajt janar e shkurt të këtij viti, pasi nuk ka paguar kontributet për të gjithë punonjësit e klubit.

Bari rrezikon një penalizim që mund të sjellë ndryshime në klasifikim. Citadella, kundërshtari i skuadrës së Migjen Bashës mund të parakalojë pa e luajtur këtë ndeshje.

Data e dëgjimit para Gjykatës Federale ishte parashikuar nga 1 deri më 25 maj, por pastaj duhet të presim apelin (të dy palët mund të apelojnë). Edhe me një procedurë urgjente, aktgjykimi i formës së prerë nuk mund të arrijë para 3-4 ditësh. Prandaj është e pamundur të luhet më 26 maj, siç ishte planifikuar.

Bari i Migjen Bashës e mbylli në vendin e gjashtë me 67 pikë kampionatin në Serie B, duke qenë kandidat potencial për të shoqëruar Empolin dhe Parma-n në rrugën për në Serie A. Megjithatë, problemet ekonomike dhe dëmet financiare të pashlyera e detyrojnë skuadrën ku është kapiten mesfushori i Shqipërisë që të presë vendimin e gjykatës.

Related posts

E BUJSHME/ Gati të prishë marrëveshjen me Gjermaninë, trajneri Flick drejt kalimit në Spanjë tek…

Delo.autor

Timo Werner, emri i ri për sulmin kuqezi…

Sadik.Autor

Kupa e Spanjës/ Celta Vigo-Barcelona, ja formacionet e mundshme

Q.Autor

Leave a Comment