Champions League Futboll Sport

U GJAKOS NË “OLD TRAFFORD”/ Messi i nështrohet testeve mjekësore, ja shkalla e dëmtimit

Leo Messi, kapiteni i Barcelonës, u gjakos mbrëmë në “Old Trafford”. Ai mori një goditje të fortë në fytyrë, kryesisht në hundë, nga Smalling. Ylli argjentinas do t’iu nënshtrohet një sërë testesh mjekësore këtë të enjte, për të mësuar shkallën e dëmtimit në hundë, që e pësoi gjatë ndeshjes mes Manchester United dhe Barcelonës.

Përveç gjakut nga hunda, Messi pati lëndime edhe në fytyrë. Ai iu nënshtrua një ekzaminimi të parë mjekësor në Manchester, ku apriori u përjashtua thyerja e hundës. Megjithatë, stafi mjekësor i Barçës ka preferuar që sulmuesi argjentinas t’iu nënshtrohet testeve të reja, ditën e sotme.

Ernesto Valverde, trajner i Barcelonës, bëri këtë prognozë për yllin e vet, sapo përfundoi ndeshja: Messi ka marrë një goditje të fortë dhe do të duhet ta shohin mjekët situatën. Tani për tani ka një plagë të konsiderueshme“. Skuadra katalanase do të zbresë këtë pasdite, në orën 17:00, në ambjentet e “Sant Joan Despí” për të filluar përgatitjet e ndeshjes së ardhshme kundër Huesca, në La Liga.

Related posts

Eros Grezda drejt largimit nga Osijek, e ardhmja e tij shihet në Itali

Q.Autor

ARSENAL PAGOI 50 MILIONË EURO PËR THOMAS PARTEY/ I ati i djaloshit injoron keq Juventus dhe Chelsea me këtë deklaratë

Delo.autor

Dybala shihet nga klubi francez i PSG si zëvendësuesi ideal për Neymarin.

Q.Autor

Leave a Comment