Futboll Kategoria Superiore Sport

E BUJSHME/ Drejtori i larguar nga Flamurtari pranë transferimit te Skënderbeu (FOTO)

Artim Pollozhani u largua pak ditë më parë mes polemikave nga posti i drejtorit sportiv të Flamurtarit. 37-vjeçari kishte pranuar të tërhiqej si lojtar dhe të merrte një post drejtuesi në klub, por gjërat nuk shkuan ashtu si mendohej.

Vetë Pollozhani paralajmëroi në një intervistë për “Panorama Sport” pak ditë më parë se destinacioni i tij i radhës pritet të jetë surprizues. Gazeta zbulon nga burime të sigurta pranë lojtarit strugan se ai ka vendosur të vazhdojë futbollin dhe ka gjetur në parim akordin me Skënderbeun.

Pollozhani ka takuar drejtuesit korçarë ditët e fundit dhe pritet që të dalë në stërvitje, duke rigjetur trajnerin Ilir Daja, me të cilin bashkëpunoi sezonin e fundit te Flamurtari. Lojtari shihet si një alternativë serioze për qendrën e mbrojtjes së Skënderbeut, aty ku largimet e titullarëve kanë bërë që skuadra të jetë e zbuluar.

Related posts

BASKETBOLL/ Viti 2021 rekord aktivitetesh: Festojnë Flamurtari e Partizani, Teuta merr të gjithë “tortën” te meshkujt

Delo.autor

Chelsea blindon Kante/ Klubi i ofron kontratë më të mirë se ajo e Hazard

Isa.Autor

Ndodh edhe kjo/ Anglia paralajmëron tifozët: Kujdes nga prostitutat ruse

Sadik.Autor

Leave a Comment