Futboll Seria A Sport

U RIKTHYE FUQISHËM NDAJ GENOAS/ Icardi barazon legjendën “Zikatër” me numrin e golave

Ikardi u rikthye fuqishëm mbrëmjen e djeshme kundër Xhenoas. Pas 53 ditësh pa një ndeshje zyrtare, argjentinasi luajti titullar dhe gjeti rrugën e rrjetës me penallti.

Edhe pse një 11-metërsh, ka rikthyer moralin dhe buzëqeshjen tek Ikardi, i cili e fitoi vet penalltinë dhe nxori me të kuq kundërshtarin e tij.

Ky ishte goli i 123-të për lojtarin me fanellën zikaltër. Bomberi ka arritur të barazoi Bobo Vierin në listën e golashënuesve më të mirë të Interit.

Ndërsa në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave, Ikardi mban vendin e 8-të.

Gjatë kësaj mbrëmje, Maurito dha dhe një asist për Perisiç duke e bërë një mbrëmje perfekte për veten dhe për skuadrën.

Related posts

Tifozët e godasin me bukë, Ozil bën gjestin “human”

Sadik.Autor

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Pochettino: Barcelona? Emri im s’mund të lidhet me atë klub

Delo.autor

Vëllai i Ajetit te përfaqësuesja e Zvicrës, pritet vetëm konfirmimi nga Petkoviç

Q.Autor

Leave a Comment