Bundesliga Futboll Sport

SHËNOI DHE ASISTOI NË FITOREN E BAYERN/ Muller thyen rekordin e De Bruyne

Bajern Mynih fitoi titullin e tetë rresht kampion në Bundesligë. Skuadra bavareze nuk fali as në javën e fundit pasi mundi thellë 4-0 në transfertë Volsburgun. Golan erdhën nga Koman dhe Kruisance në pjesën e parë, ndërsa në të dytën realizoi Levandovski me penallti dhe Myler në fund.

myler goliii

Por në këtë sfidë u dallua më shumë asisti sesa goli i Mylerit. Gjermani asistoi për Kruisancën në pjesën e parë duke rregjistruar asistin numër 21 në një sezon të Bundesligës. Myler tashmë është futbollisti me më shumë asiste gjatë një sezoni të Bundesligës pasi theu rekordin që mbahej nga De Bryjn në sezonin 2014-2015 kur luante për Volsburgun.

Mesfushori që tani luan për Mançester Sitin në Angli rregjistroi 20 asiste gjatë një sezoni në Bundesligë dhe e mbajti rekordin deri në përfundimin e ndeshjes së sotme të Bajernit ku Tomas Myler arriti të ja thyente rekordin belgut.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ I shënojnë 6 herë Gallatasarajit, Bardhi shkëlqen me gol ndaj gjigantëve turq

Delo.autor

I PËRJASHTUAR NGA “GJELAT” QË NË VITIN 2015/ Karim Benzemas i ndodh e pabesueshmja nga vendi i origjinës

Delo.autor

U MBYLL FAZA E PARË NË CHAMPIONS/ Klopp zbulon tre ekipet që do të donte t’i shmangte në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment