Futboll La Liga Sport

DEKLARATA BEFASUESE PËR SHOKËT E KIPIT/ Lojtari i PSG: E ardhmja e Neymar dhe Mbappe tek….

Julian Draxler beson se bashkëlojtarët e tij, Neymar dhe Kylian Mbappe, do të qëndrojnë te PSG, pavarësisht spekulimeve mbi të ardhmen e tyre. Të dy kanë qenë të lidhur me lëvizje të mundshme drejt La Liga, te gjigantët e Real Madridit, në fund të sezonit.

Neymar la Barcelonën për PSG, duke vendosur rekord me transferimin prej 222 milionë euro, në vitin 2017, por një kthim në La Liga nëpërmjet “Los Blancos” është parë i mundshëm. Nga ana tjetër, Mbappe thuhet se është dëshirë e madhe e trajnerit Zinedine Zidane.

Mesfushori i PSG, Draxler, megjithatë, kupton se Neymar dhe Mbappe e kanë një “biznes” të papërfunduar eksperiencën me kampionët e Ligue 1. Unë nuk jam drejtori sportiv i klubit, por nëse më pyesni, mendoj se të dy do të qëndrojnë, – tha Draxler për “Canal + Sport”. – Ata kanë ende për të bërë këtu dhe kjo është arsyeja pse mendoj se do të qëndrojnë“.

Lidhur me të ardhmen e tij, ylli gjerman tha se është i lumtur duke luajtur në kryeqytetin francez. Draxler erdhi nga Bundesliga, nga skuadra e Wolfsburg në vitin 2016. Këtë sezon, gjermani ka shënuar 3 gola në 23 ndeshje të Ligue 1. 25-vjeçari ka shënuar pesë gola në të gjitha garat dhe shtoi:

Nuk e di nëse klubi dëshiron të më mbajë, por jam i hapur për këtë. Nëse klubi më thotë “le të flasim për një rinovim”, pse jo. Unë jam shumë i lumtur këtu, jo për shkak të parave. Më pëlqejnë shokët e mi dhe më shijon jeta në Paris“. 

Related posts

“LUFTA” MES RIVALËVE/ Shaqiri po kthehet në një telash serioz për Salah

Isa.Autor

PLAS TEK PORTUGALIA/ RONALDO mendon vetëm për JUVEN, refuzon grumbullimin me…

Isa.Autor

LIVE/ Tirana-Partizani: Starton pjesa e dytë, ja lëvizja e parë e Gegës

Delo.autor

Leave a Comment