Futboll La Liga Sport

ZBULON MARRËDHËNIET ME SHOKËT E EKIPIT/ Ylli i Barcelonës rrëfen: Pique është shakaxhi, ndërsa “Pleshti”…

Sezoni i parë për Arthur te Barcelona ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Prezenca e tij në fushë ka sjellë siguri dhe klas në të gjitha ndeshjet e katalanasve, duke kryqëzuar gishtat se kanë gjetur një Xavi të ri.

Në një intervistë për “Marca”, braziliani ka rrëfyer ndjesitë e tij në klubet dhe marrëdhënien me shokët e skuadrës.

“Nuk prisja të luaja kaq shumë këtë sezon. Mendoja se do kaloja më shumë kohë derisa të përshtatesha, por shokët e skuadrës më kanë ndihmuar shumë”, tha 22-vjeçari.

Arthur u ndal të flasë ndjesitë në dhomat e zhveshjes, më konkretisht për Pique e Messi: “Pique është i gjatë dhe shumë i pashëm. Ai ka fytyrë të bukur dhe gjithmonë duket si një dhëndër në ditën e dasmës. Ai është i gatshëm për të bërë shaka me të gjithë.

Messi? Është i jashtëzakonshëm, si jashtë dhe brenda fushe. Ai e lexon futbollin si asnjë tjetër. Në dhomën e zhveshjes ai është lideri ynë. Ai është shumë inteligjent dhe gjithmonë flet me të gjithë. Akoma kam një ndjenjë të çuditshme, edhe sot jam i surprizuar kur e shikoj atë. E shikoj dhe them me vete: ‘Po, është Messi me të vërtetë’”, përfundoi braziliani.

Related posts

Katër lojtarë, dhjetë ditë dhe 225 mln euro! Zbulohet plani për operacionin “Pogba”

Sadik.Autor

As dy muaj në Shqipëri, braziliani ikën me falënderime

Sadik.Autor

PAS NDESHJES ME VALENCIAN/ Emre Can kërkon falje për deklaratat seksiste

Isa.Autor

Leave a Comment