Futboll Sport

Ronaldo zbulon lojtarin që kërkon te Juventus për të fituar Champions

Cristiano Ronaldo i ka bërë një kërkesë drejtuesve të Juventusit për të bërë të pamundurën p;ër të marrë mesfushorin serb Sergej Milinkovic-Savic, që sipas sulmuesit portugez është lojtari i përshtatshëm për të qenë fitues edhe në Europë. Nëse në Serinë A skuadra kampione e Italisë është e padiskutueshme, për të bërë hapin e madh në Europë nuk mjafton vetëm CR7, ndaj ky i fundit ka kërkuar edhe një tjetër blerje “big”.

Dhe sipas portugezit mesfushori i lazio, që kushton rreth 120 milionë euro, është i përshtatshëm për skuadrën, lajm që konfirmohet nga e përditshmja spanjolle “Don Balon”. Milinkovic-Savic do t’i sillte më shumë kualitet mesfushës së bardhezinjve dhe në këtë mënyrë Juventusi do të ishte në gjendje të duelonte me gjigandët spanjollë në Europë. Për mesfushorin 23-vjeçar serb janë interesuar edhe disa skuadra të tjera “big” në Europë, por shuma e lartë që Lazio kërkon për lojtarin ka bërë që të gjitha skuadrat të stepen për ta blerë.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Real Madrid mendon për të ardhmen, i “rrëmbejnë” një talent Barcelonës. Ja emri…

Delo.autor

REALI DUHET TË KRENOHET/ VINICIUS i merr “mend” kundërshtarit, RODRYGO shënon (VIDEO)

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Trajneri Del Neri kthehet në stol pas 3 vitesh pushim!

Delo.autor

Leave a Comment