Futboll Seria A Sport

ZBULON SEKRETIN PËR BASHKËKOMBASIN E TIJ/ Lautaro Martinez: Ai është vendimtar në suksesin tim tek Inter

Sulmuesi i Inter Milan, Lautaro Martinez ka deklaruar se bashkëkombasi i tij, Mauro Icardi ka qenë thelbësor në suksesin që argjentinasi i ri po përjeton te klubi zikaltër.

Martinez nga ana tjetër ka qenë shumë i rëndësishëm dhe vendimtar te Inter në mungesë të ish-kapitenit Icardi, që nuk luajti për zikaltërit për plot 53 ditë, për shkak të krizës në marrëdhënien me drejtuesit.

“Mauro ka qenë shumë i rëndësishëm sepse më ka ndihmuar shumë dhe do t’i jem gjithmonë mirënjohës. Ai është një mik që më ka ndihmuar. Unë kombinoj dhe merem vesh shumë mirë me atë si në fushë edhe jashtë saj”, u shpreh Lautaro Martinez.

“Me Icardin pamë ndeshjet e Racing dhe na pëlqeu mënyra se si luan. Mauro është shumë i rëndësishëm, të tjerat duhen zgjidhur nga ai”, deklaroi sulmuesi i ri zikaltër, Martinez për “Club Octubre 947”.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Goditje e rëndë për kapitenin Ramos, spanjolli humb mbi 19 milionë euro. Ja shkaku…

Delo.autor

NJË TJETËR GODITJE PËR “KATALANASIT”/ Alarm në sulmin e Barçës, konfirmohet mungesa e Dembele

Delo.autor

JA VENDIMI QË MERR KLUBI/ Barcelona kundërshton kartonin e kuq të Dembele

Delo.autor

Leave a Comment