Futboll Premier League Sport

ZBULON TË ARDHMEN E TIJ/ Guardiola: Nuk do të drejtoj kaq gjatë sa…

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, në prag të ndeshjes që “citizens” do të zhvillojnë sot ndaj Crystal Palace në Premier League ka dhënë disa detaje në lidhje me të ardhmen e tij. Spanjolli ka pranuar se nuk do të drejtojë kaq gjatë në karrierën e tij, refereuar kolegut Roy Hodgson, trajneri më i vjetër që drejton një ekip në Premier, 71 vjeç.

Barcelona, Bayern Mynih dhe Manchester City janë 3 skuadrat që ka drejtuar Guardiola. “Nuk e shoh veten time ende në stol në moshën 71-vjeçare. Më besoni, nuk ka asnjë mënyrë. Kur e nisa këtë profesion thashë se “dua të bëhem trajner”, por jo të drejtoj deri në moshën 71-vjeçare”, u shpreh 48-vjeçari Guardiola.

“Do të tërhiqem më herët, kjo është e sigurtë. Do të shijoj edhe disa vite të tjera, por për të drejtuar deri në atë moshë duhen energji shtesë, për të qenë i fokusuar çdo ditë. Do të vijë një brez i ri, me ide të reja dhe në atë periudhë do të jem duke e shijuar këtë sport si tifoz, deri në ditën e fundit të jetës time”, tha Pep Guardiola.

Related posts

E BUJSHME/ Skuadra e madhe italiane plan për rikthimin e tifozëve në stadium

Delo.autor

GENOA-JUVENTUS/ Pirlo lë në stol Moratën, starton Ronaldo dhe Dybala në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ZYRTARE/ Blerja e fundit e Juventusit, ish-arbitri italian merr detyrën e re te “Zonja e Vjetër”

F.autor

Leave a Comment