Futboll Premier League Sport

FUTET NË DUEL ME REAL MADRIDIN/ “Djajtë e Kuq” kërkon të marrë mesfushorin e Tottenhamit…

Shtohen pretendentët për mesfushorin danez Christian Eriksen. Pas Real Madrid, që prej muajsh synon të sjellë në “Bernabeu” 27-vjeçarin, mediat britanike zbulojnë se edhe Manchester United ka hyrë në garë.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer i ka kërkuar klubit të interesohet për talentin danez, që ka konfirmuar largimin e tij nga Tottenham. Eriksen ka ende edhe një vit kontratë me Spurs, por do të largohet që këtë verë, ndërkohë që pretendentët nuk mungojnë.

Sipas “The Mirror”, skuadra e United e ka vënë në krye të listës së blerjeve mesfushorin danez, pasi e konsideron si të rëndësishëm për skemat e Solskjaer. “Djajtë” synojnë të mbajnë në Premier League lojtarin, duke i bërë një ofertë më të mirë, çka mund të ndryshojë fatin e Eriksen.

Related posts

Nata e fundit e zezë për Los Blancos, ja si përfundoi finalja Real Madrid -Liverpool e vitit 1981

Sadik.Autor

U LA NË STOL NË NDESHJEN NDAJ PARMËS/ De ligt nuk e fsheh zhgënjimin: Nuk e prisja…

F.autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Conte qëndron pas hezitimit të Dembele për të rinovuar me Barcelonën

Delo.autor

Leave a Comment