Futboll La Liga Sport

0 GOLA DHE 0 ASIST NË CHAMPIONS/ Blerja e bujshme e Barcelonës duhet të përmirësohet, ja statistikat

Barcelona është duke e pritur me padurim De Jongun. Holandezi që u zyrtarizua më 23 janar për 86 milionë euro është ai që i mungon Barcelonës në këto momente. Do të festojë 22-vjetorin e lindjes ditën e nesërme dhe do të jetë oksigjen për ekipin katalanas në sezonin e ardhshëm.

Një lojtar me këmbë të edukuara, me pasime të sakta dhe me depërtime të zgjuara. I aftë për të kaluar me topin në këmbë nga njëra zonë në tjetrën. Ai garanton vazhdimësi në lojën e ekipit, por numrat që arriti në Champions tregojnë se ende duhet të përmirësohet.

Vetë De Jong tha se zotërimi i topit është një pikë e fortë për të, por duhet të përmirësohet. Duhet të jetë më i fortë fizikisht, të shënojë gola, të punojë më shumë me këmbën e majtë dhe të japë asiste. De Jong ka humbur mesatarisht 11 topa për ndeshje (118 në 11 ndeshje në Champions), nuk ka shënuar asnjë gol dhe nuk ka dhënë asnjë asist. Ai ka goditur portat kundërshtare vetëm 5 herë në të gjithë kompeticionin.

frenki de jong

Për ta krahasuar me një lojtar të Barcelonës, Rakitiç ka bërë 20 goditje. Sigurisht që De Jong është përpjekur të jetë i kujdesshëm në lojë dhe të mos marrë përsipër shumë rrezik dhe te Barcelona do të bëjë atë që do t’i kërkojë trajneri. Pika tjetër e fortë e tij janë duelet e fituara. Ai është shumë apozicional dhe i pakalueshëm përpara mbrojtjes dhe fiton në krahasim me Busketsin dhe Rakitiçin.

frenki de jong

Saktësinë e pasimeve nuk e ka si mesfushorët katalanas. Buskets ka 93.19% të pasimeve të sakta, ndërsa De Jong 89.3%. Të gjitha këto shifra janë lehtësisht të përmirësueshme për një lojtar, i cili ka në ADN-në e tij stilin e Barcelonës dhe do të përshtatet menjëherë në kampin katalanas. Me siguri që do të përmirësohet në të gjitha aspektet.

Related posts

E RËNDË/ Tifozët rrahin futbollistët miq, 4 lojtarë përfundojnë në spital me dëmtime të rënda (VIDEO)

Q.Autor

Fiton ndaj Pogradecin, Tirana nis fazën e III me fitore

Q.Autor

PRANOI QË KISHTE BËRË SEKS TRESHE/ Shikoni çfarë i ndodh ish-futbollistit ukrainas (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment