Futboll Sport

20 VITE MË PARË/ Ja momenti kur “Fenomeni” vizitoi Gjakovën e djegur dhe të masakruar (FOTO)

Në qershor të vitit 1999, plot 20 vite më parë, Kosova fitoi lirinë pas një lufte të përgjakshme me ushtrinë serbe, nga e cila kishin mbetur të vrarë mbi 13 mijë njerëz, mijëra tjerë të zhdukur, shumë shtëpi të djegura e mbi 1 milion shqiptarë të dëbuar drejt vendit amë.

Pikërisht në ditët e para pas çlirimit, futbollisti më i mirë i botës në atë kohë, Luis Nazario Da Lima Ronaldo, kishte vizituar një ndër qytetet më të prekura të luftës, Gjakovën, në një kamp humanitar në këtë qytet.

Ronaldo po shkëlqente ato vite. Ai ishte sulmues i ekipit të Interit në Seria A, ku pas një sezoni fantastik të parë (1997-1998) pësoi një lëndim të rëndë duke pasuar një sezon me vetëm 19 ndeshje e 14 gola.

Pas kësaj, Ronaldo nuk ishte kurrë më i njëjti, duke luajtur për tre vitet e ardhshme vetëm 17 herë për ekipin e tij e duke i shënuar 10 gola, shkruan “Olle”.

Shpirtin humanitar “fenomeni” e shfaqi edhe pas përfundimit të karrierës së tij, por në atë kohë, rrëfimi për praninë e tij në Gjakovë mbeti për shumë kohë si një mit.

I shoqëruar nga trupat e NATO-s, Ronaldo u prit nga mijëra banorë të Gjakovës dhe jo vetëm në rrugët e qytetit teksa edhe u përshëndet me ta.

Related posts

E pranon Guardiola/ Këto dy SUPER ekipe janë me të forta se ne, pasi kanë…

Isa.Autor

Alban BUSHI nuk i frikësohet SPANJËS: Nuk kemi çfarë humbim, ky lojtar është i dëmtuar

Isa.Autor

HAKMARRJA E SUAREZ/ Goli ndaj Barçës me “telefonatë” për Kuman: Që ta dinë se kam të njëjtin numër

Delo.autor

Leave a Comment