Champions League Futboll Sport

SFIDA ME LIVERPOOL/ Valverde NUK FRIKËSOHET: Asgjë s’ka mbaruar, eksperienca të…

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, mendon se sfida me Liverpoolin është e hapur, pavarësisht fitores 3-0 në “Camp Nou”.

Ai ka kërkuar nga lojtarët e tij të mos e nënvlerësojnë aspak Liverpoolin, duke kujtuar përmbysjen që ekipi i tij i bëri PSG-së, apo siç bëri Roma vjet ndaj katalanasve, duke i eliminuar papritur.

“Nuk frikësohem se mund të përmbyset rezultati, por gjithsesi ndeshjet duhet të luhen. E kujtoni atë ndeshje, ku të gjithë menduan që kur PSG-ja shënoi një gol ndaj nesh, gjithçka u krye. Më pas Barça shënoi 6 herë. Asgjë nuk është e shkruar. Eksperienca të shërben shumë. Vitin e kaluar morëm një rezultat të keq në Romë, por futbolli të jep të tjera mundësi. E dimë se për çfarë do të luajmë, kemi ardhur shumë të fokusuar”, deklaroi tekniku i katalanasve.

Related posts

Guardiola nuk ‘ngopet’ me blerje, planifikon afrime të reja në janar

Q.Autor

“ËSHTË E PAMUNDUR TA PËRSHKRUANI”/ Ish-kampioni i Botës deklaron: “Topin e Artë” e meriton Messi, edhe nëse…

Delo.autor

FITORJA E ARGJENTINËS/ Icardi dhe Dybala gjejnë golat e parë me kombëtaren

Isa.Autor

Leave a Comment