Futboll Sport

ALARMI NË KLUB/ Neymar udhëton për në Brazil pa lejen e PSG-së

Neymar nuk është stërvitur gjatë ditës së sotme, pasi ka udhëtuar në Brazil, por pa lejen e trajnerit Thomas Tuchel.

Paris Saint-Germain ka kryer stërvitjen e fundit të këtij sezoni, teksa nesër do të zhvillojë ndeshjen mbyllëse kundër Reims.

Sipas “Le Parisien”, në seancën stërvitore nuk ka marrë pjesë Neymar.

Mësohet se sulmuesi është nisur për në Brazil në vigjilje të turneut të Kupës së Amerikës, që është në program të zhvillohet nga data 14 qershor deri më 7 korrik.

Asgjë e jashtëzakonshme, nëse nuk do të ishte për faktin që braziliani është nisur pa lejen dhe autorizimin e trajnerit të PSG-së, Thomas Tuchel.

“Leje për Neymar? Jo, të paktën nga ana ime. Nuk më përket mua vendimi për ta lënë të largohet, ose jo”, deklaroi i nervozuar trajneri i PSG-së.

Related posts

“KAM ZGJEDHUR LOJTARË QË MË KANË BINDUR”/ Sylvinho sqaron përzgjedhjet: Muçin e kam menduar më herët, nuk bëj eksperimente, Bajrami është golashënuesi ynë

F.autor

Pjesa e parë/ Juventus – Milan, përfundon me rrjeta të paprekura

Sadik.Autor

SERIE B/ “Dallëndyshet” bien në fund, NESTA i prish festën mesfushorit SHQIPTAR

Isa.Autor

Leave a Comment