Futboll Premier League Sport

ANGLEZËT “PUSHTOJNË” EUROPËN/ por duhet të falenderojnë… Serinë A

Vërtet “lartmadhëria” e saj ka pushtuar futbollin europian sivjet, por sigurisht që katër më të mirat e kontinentit, katër skuadrat angleze që do të luajnë për trofetë e Ligës së Europës dhe Champions-it, do u duhet t’i thonë faleminderit edhe Serisë A, për faktin se një skuadër e plotë mes katër finalisteve është rritur dhe ka fituar eksperiencë në Itali.

59857490_2403169343047765_5445072053679947776_n
Duke nisur nga portieri e deri te rezervat e trajnerit, do të ketë edhe shumë Seria A në finalet e 29 majit dhe 1 qershorit. Duke e nisur nga porta, mes shtyllave qëndron Alison, portieri i Liverpulit që u vu në vitrinë te Roma. Në mbrojtje, Zapakosta e Palmieri i Çelsit do të lëviznin nga korsitë anësore, por dy ish-ët e Torinos dhe Romës do të mbështeten në qendër nga Mustafi (ish-Sampdoria) dhe Papastatopulos (ish-Xhenoa). Shtylla kurrizore e kësaj skuadre do të formohej sërish nga dy lojtarë të Çelsit, Zhorzhinjo (ish-Napoli) dhe Kovaçiç (ish-Inter), por edhe nga Torreira i Arsenalit, i cili pasi u rrit te Peskara, shpërtheu me bluzën e Sampdorias.

Në sulm, Gonzalo Higuain do të mund të fitojë bastin e tij pas largimit nga Juventusi dhe Milani, ndërsa në krahë do të mbështetej nga Salah i Liverpulit (ish-Roma dhe Fiorentina) dhe Pierr-Emerik Obamejang (Arsenal), i cili u rrit në radhët e të rinjve të Milanit, të cilët nuk besuan asnjëherë bindshëm tek ai. Në stol, sigurisht që Mauricio Sarri, ish-i i Napolit, që në stol do të “thërriste” lojtarë si Rydiger, Lihshtajner, Alonso, Van Ginkel, Lamela, Shaqiri e Jorente për një skuadër ëndrrash.

Related posts

E KËRKON BAYERNI/ Talenti francez ka kërkesa për transferimin

Delo.autor

Hamilton e Vettel, ”duel” fjalësh para se të zbresin në pistë

Isa.Autor

PREFERUAN TA MBANIN SEKRET/ Eros Grezda konfirmon padashje lidhjen me Oriola Marashin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment