Futboll Sport

ANGLIA PUSHTON EUROPËN/ Ringjallja e ishullorëve, 4 ekipe në finalet kontinentale

Popi britanik rikthehet në modë një de kadë pas finales së fundit, e gjitha angleze e Ligës së Kampioneve: ishte ÇelsiMançester Junajtid në Moskë 2008. Një rikthim i fuqishëm i dominimit anglez në futboll, që përveç derbit Liverpul-Totenhem në finalen e Champions-it më 1 qershor, është shndërruar në një “poker” në Baku, teatrin e aktit të fundit të Ligës së Europës, duke dërguar në delir statistikat: katër skuadra të të njëjtit vend nuk kanë diskutuar kurrë dy finalet europiane.

Milionat rekord të së drejtës televizive të Premier Ligës janë pasojë direkte e volumit të talentit, teknikës dhe spektaklit të një futbolli që ka tërhequr në ishull më të mirët, nëse nuk përfshijmë këtu Mesin dhe Kristiano Ronaldon. Trajnerët më të mirë në botë janë pa diskutim në Angli. Një magjistar gjerman dhe një guximtar argjentinas do të diskutojnë Champions-in, një italian i dashuruar me lojën e bukur dhe një specialist spanjoll do të luajnë për Ligën e Europës. Një “Brexit” special, i cili do të vijojë muajin e ardhshëm edhe me kombëtaren e “Tre Luanëve” në Ligën e Kombeve.

5 EKIPE NË CHAMPIONS
Mançester Siti mund të fitojë 4 trofetë kombëtarë në Angli: e ka nisur me triumfin në finalen e Superkupës e Anglisë ndaj Çelsit, ka paketuar prej muajsh Kupën e Ligës, do të diskutojë finalen e Kupës FA ndaj Uotfordit më 18 maj dhe këtë javë është favorit që të mbrojë edhe titullin e Premier Ligës. Vendi i dytë për momentin (Liverpuli) dhe i katërti (Totenhemi) do të diskutojnë kurorën e Mbretëreshës së Europës, ndërsa derbi i Londrës mes Çelsit dhe Arsenalit do përcaktojë fituesen e Ligës së Europës. Një sukses i “topçinjve” në Baku do të kualifikonte 5 skuadra në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Dikush do të pëshpëritë se futbolli i lartmadhërisë së saj po nis të korrë frytet e efektit Guardiola. Më 1 qershor, tifozët e Junajtid do të bëjnë tifo për Totenhemin, ndërsa ata të Arsenalit për Liverpulin. Pas Mbretëreshës, Zoti shpëtoftë rivalitetin!

Related posts

“AI DO TË KALOJË DISA JAVË TË VËSHTIRA”/ Neville: Mbappé do të jetë si Ronaldo dhe Messi? Kjo është sprova e madhe…

Delo.autor

Real Madrid, ka gati dy emra nëse nuk arrihet marveshja me Neymarin

Sadik.Autor

“SKUADRA FAVORITE PËR TROFEUN E CHAMPIONS LEAUGE?” Tifozët zgjedhin… (SONDAZHI)

Delo.autor

Leave a Comment