Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Klubi i Serie A firmos me sulmuesin e Real Madrid…

Tashmë është zyrtare, Udinese ka firmosur me sulmuesin e talentuar të Real Madridit, Cristo Gonzalez.

Ai do të jetë lojtari më i ri i Udineses, me të cilët firmosi një kontratë 5-vjeçare, që e mban të lidhur me klubin italian deri në vitin 2024.

Sulmuesi 21-vjeçar kishte disa propozime nga klubet spanjolle, por ai i refuzoi sepse donte të vazhdonte karrierën e tij në Itali.

Në arkat e Realit do të derdhen 1.5 milionë euro, për shërbimet e spanjollit.

Zyrtarizimin e lojtarit e njoftoi klubi italian, të cilët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftuan se kishin transferuar Gonzalez nga Real Madridi.

Lojtari është aktivizuar me të rinjtë e Realit duke zhvilluar ndeshje shumë të mira, dhe tani do të nisë një aventurë të re në futbollin profesionist.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Atalanta. Rezultati 0-3

Delo.autor

Griezmann vs Messi/ Dy lojtarët ndeshen në raundin e “16-të” të Kupës së Botës

Sadik.Autor

LAJMI QË TRONDITI BOTËN/ Ja si ndodhi vdekje e ikonës së futbollit Maradona…

Delo.autor

Leave a Comment