Futboll La Liga Sport

ANTONIO CONTE TEK INTER/ Del Piero kujton deklaratën e vitit 2013: Nuk habitem!

Antonio Conte trajner i Interit duket një skenar i përfunduar dhe pritet që të mbyllen dy javët e fundit të kampionatit për t’u bërë zyrtarizimi.

Në lidhje me këtë lëvizje foli ish-sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero, i cili ka qenë në skuadër kur drejtonte trajneri italian bardhezinjtë.

“Nga një pikëpamje sportive, pas të kaluarës së tij me Juve, do të jetë e çuditshme ta shohim atë tek Inter.

Por ne flasim për një profesionist të shkëlqyeshëm dhe një ekip me potencial të madh.

Me ardhjen e Marotta, ky veprim i ri nuk më habit, dhe më duhet të them se ka premisa për të bërë shumë mirë.

Ftohtësia e Conte dhe sistemi i lojës së tij mund të ndihmojnë Interin”, tha fillimisht Del Piero.

Ndërkohë që ish-sulmuesi rikujtoi një deklaratë të ish-trajnerit të “Zonjës së Vjetër” të vitit 2013, në prag të një ndeshjes që Juventus do të luante ndaj Inter.

“Në futboll, ne trajnerët jemi profesionistë – tha trajneri i Juventusit në atë kohë – kështu që kurrë mos thuaj asnjëherë në asnjë situatë.

Unë përsëris një koncept të qartë: Unë jam tifoz i Juventusit dhe jam trajneri i Juventusit, por nëse do të isha trajner i Interit ose i Milanit, atëherë unë do të bëhesha tifoz i parë i Interit apo Milanit, ose Romës dhe Lazios. Unë do të jem gjithmonë tifoz i parë i ekipit ku unë drejtoj”, thoshte Conte, duke nënkuptuar që në atë kohë se nuk e ka problem të drejtojë një ekip tjetër në Itali, përveç Juventusit.

Related posts

YLLI GASHI BËN BOMBERIN NË ZVICËR/ Sulmuesi shqiptar shkëlqen me 3 gola në 2 ndeshje

Delo.autor

SHOK SKUADRE ME ASLLANIN/ Emri i Brojës del sërish në Milano, këtë herë e kërkon Inter

F.autor

KATEGORIA E PARË/ Vllaznia i falet një braziliani, nis mbarë rrugëtimi drejt Superiores (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment