Futboll Sport

Barcelona fiton ndaj Getafes, Sociedad mposht Real Madridin

Pasi i dha lamtumirën Ligës së kampionëve në mënyrë befasuese, Barcelona u rikthye në fushë pasditen e sotme në “Camp Nou”, përballë Getafes në kampionat, ku edhe triumfoi me rezultatin 2-0.

Arturo Vidal (39’) dhe Leo Messi (89’) shënuan në fitoren e 26-të të Barcës këtë sezon, ndërsa Getafe zbret në vendin e pestë me 58 pikë, po aq pikë ka edhe Valencia.

Brahim Diaz (6’) kaloi së pari në avantazh ekipin e Zidane, para se Merino (26’) të barazonte gjithçka.

Punët për Los Blancos u vështirësuan, pasi Jesus Vallejo u ndëshkua me të kuq pesë minuta para fundit të pjesës së parë.

Këtë e shfrytëzuan vendasit që shënuan edhe dy gola për fitoren 3-1. Reali mbetet në vendin e tretë, kurse Sociedad pozicionohet e teta me 50 pikë.

Related posts

ELIMINIMI I JUVENTUSIT NGA CHAMPIONS/ Ronaldo përzgjidhet nga tifozët si lojtari…

Delo.autor

Shpëtoi ekipin nga rënia, shpallet lojtari i muajit prill në Premier League

Sadik.Autor

Ëndërronin të luanin me BARCELONËN, por përfunduan si YJE te REALIT (RASTET)

Isa.Autor

Leave a Comment