Futboll Sport

Zidane pas humbjes: Dua që sezoni të mbarojë sa më shpejt

Në javën e 37 në La Liga, Real Madridi është mposhtur 3-1 nga Real Sociedadi.

Pas ndeshjes, trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, tha se dëshira e vetme e tij momentalisht dhe gjithë skuadrës – është që të përfundojë sa më parë sezoni, për t’i dhënë fund një viti plot me vuajtje dhe për t’u përgatitur sa më mirë për vitin e ardhshëm.

“Është për të ardhur keq sepse kemi bërë ndeshje të mirë. Edhe me 10 lojtarë kemi luajtur mirë dhe kemi pasur raste. Por, për ne më mirë të përfundojë sa më parë gjithçka”, u shpreh Zizu.

Ai foli edhe për Brahim Diaz, 19-vjecarin që shënoi golin e vetëm të Realit në këtë ndeshje.

“Ka luajtur mirë, është lojtar i mirë. Është lojtar interesant, i ri dhe kaq. Do të shohim çfarë do të bëjmë vitin tjetër, por deri më tani ka pasur minuta dhe ka luajtur mirë”, deklaroi trajneri francez.

Zizu pati disa fjalë edhe për Marcelon, për të cilin thotë se dëshiron ta shohë sikur në ditët e lavdishme.

“A mund të shohim në të ardhmen më të mirën e Marcelos? Po, po. Marcelo është pjesë e këtij ekipi, lojtar i Madridi dhe shumë i rëndësishëm dhe dua që të rikuperojmë Marcelon më të mirë. Pak nga pak do ta rikuperojmë”

Related posts

Barça “PËRJASHTON” Dembelen/ Francezi pëlqehet nga disa skuadra në Premier League

Sadik.Autor

AFRIM I BUJSHËM I TIRANËS/ Firmos me sulmuesin e kombëtares

Delo.autor

Southampton fiksohet pas italianëve, kërkon Petagnan

Sadik.Autor

Leave a Comment