Futboll Seria A Sport

BËN THIRRJE QË TË VAZHDOJË BASHKËPUNIMI/ Del Piero apel Juventusit: Mos e humb Alegrin, trajnerët nuk kanë…

Shtatë vite më parë, Del Piero hiqte për herë të fundit fanellën e Juventusit. Prej atëherë është bërë një qytetar i botës, jeton në Los Anxheles dhe shijon çdo aktivitet dhe pasion të një njeriu normal. Mes atyre, edhe një: Juventusin.

Atë fanellë që në të vërtetë nuk do ta heqë kurrë. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-kapiteni u bën thirrje drejtuesve të “Zonjës” dhe trajnerit Alegri që të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre, nëse ata ndiejnë se ka akoma sintoni mes tyre pas eliminimit në Champions.

Diskutohet sezoni i Juventusit: Ka nga ata që thonë se ishte pozitiv, mjaftueshëm dhe zhgënjyes. Sipas jush?

Nëse pavarësisht titullit kampion mendojmë se sezoni ishte zhgënjyes, atëherë jemi jashtë logjikës. Unë e njoh Juven, njoh tifozët e saj, e di shumë mirë se cilës gjë i referohen. Por nuk është e pranueshme që të eliminohesh nga Champions-i në çerekfinale dhe të ndryshosh radikalisht gjykimin. Sezoni është më shumë se pozitiv. Eliminimi në çerekfinalet e Champions-it është sigurisht një zhgënjim. Por keqardhja më e madhe është se nuk treguan kundër Ajaksit potencialin e ndeshjes së kthimit kundër Atletikos.

Do ishte e drejtë mbyllja e ciklit të Alegrit?

Trajnerët nuk kanë një datë skadence, gjithçka varet nga sintonia e tyre me klubin për programin dhe objektivat. Nëse ekziston akoma sintonia, atëherë nuk do të ishte e drejtë mbyllja me Alegrin.

Do t’ju surprizonte një rikthim i Kontes, shanset e të cilit janë të pakta?

Po. Unë uroj që ta rishoh në kampionatin italian, sepse futbolli ka nevojë për një personazh të rëndësishëm si ai.

Nuk mendoni se nuk është stimuluese për të mënyra duke u kursyer sesi Juventusi e luan kampionatin?

Këtë vit Champions-i tregoi se kur teknika është e barabartë, fiton ai që arrin të shprehë më mirë potencialin me intensitet më të lartë. Kampionatit tonë i mungon ai ritëm. Ky Champions na mëson edhe se menaxhimi i rezultatit po bëhet një problem që duhet kaluar. Ka fituar ajo që ka luajtur gjithnjë sikur të ishte 0-0. Sot duhet të pyesim se çfarë do të thotë të luash mirë dhe mbi të gjitha me çfarë shpejtësie dhe intensiteti duhet bërë. Në Europë kam parë paraqitje teknike, fizike dhe agonistike të niveleve të paimagjinueshme.

Kishit vënë bast për Dibalën. Keni frikë se do ta humbisni atë?

Mendoj se të vlerësosh Dibalën në bazë të këtij sezoni, është një gabim. Nuk mendoj se problemi është bashkëjetesa me Ronaldon, por më shumë, një diskutim në futjen e dinamikave të skuadrës. Dhe ndoshta edhe në kokë duhet të rifitojë besimin.

Sezoni i parë i Ronaldos ishte në përputhje me pritshmëritë?

Zhgënjimi sesi shkoi Champions-i duke pasur një lojtar si ai, nuk duhet ta vendosë në diskutim vlerën e sezonit të tij. Shënoi shumë gola dhe ripërcaktoi dimensionin ndërkombëtar të Juves.

Pas 5 vitesh nuk do ta fitojë Champions-in as Mesi dhe as Ronaldo. Jemi pranë fundit të një epoke?

Do shkoni t’ia thoni këtë Leos dhe Kristianos? Do përgjigjen, flasim vitin tjetër…

Cili është raporti i fëmijëve me sportin në SHBA?

Shihet si instrument edukativ, jo humbje kohe. Është një model për t’u imituar.

Keni hapur një shkollë në Los Anxheles, keni edhe një skuadër tuajën. Një mënyrë për t’u lidhur akoma më shumë me këtë qytet?

Më bën të ndihem mirë të jem në kontakt me fushën. Më pëlqen të shoh të luajnë fëmijët dhe ndajmë pasionin me djem pak më të rritur. Është një përvojë e bukur dhe kemi kapërcyer edhe një kategori.

Jetën tuaj të dytë si e kishit imagjinuar?

Nuk e di. E gjitha kjo është shumë e bukur, sepse e jetoj si një zbulim të vazhdueshëm. Nëse do të duhej të përkufizohesha, do thosha se jam një njeri me fat dhe që nuk është lodhur duke u përfshirë.

Related posts

TËRBOHET MODELJA/ Susanna pozon foto NUDO, FANSAT i kërkojnë…(FOTO)

Isa.Autor

Hierro: “Spanja e para në grup, por nuk është kjo mënyra…

Sadik.Autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Bashkëshortja e legjendës së NBA mesazh mallëngjyese: Po çmendem!

Delo.autor

Leave a Comment