Futboll Seria A Sport

PLAS edhe tek Serbia/ Mesfushori me origjinë SHQIPTARE kundër ekipit

Në Serbi, është gati të shpërthejë çështja Ljajiç. Sulmuesi, në fakt, është në qendër të polemikave të lindura pas debutimit të ekipit të tij kombëtar në Kupën e Botës dhe arsyeja nuk është diçka e re për komunitetin sportiv. Ljajiç (përsëri) nuk e këndoi himnin kombëtar. Kishte ndodhur edhe njëherë në vitin 2012, kur gjatë një ndeshje kundër Spanjës ai refuzoi për herë të parë të këndojë himnin.

Që atëherë, kjo sjellje, e cila çoi në përjashtimin e tij nga kombëtarja e Serbisë, nuk u prit mirë nga tifozët dhe Ljajiç e arsyetoi në këtë mënyrë vendimin e tij: “E dua Serbinë, gjithmonë kam dashur të luaj për këtë ekip kombëtar që kur kam qenë fëmijë. Kam respekt për të gjithë, por fillimisht duhet të respektoj vete “.

Gjithçka po shkonte mirë, deri ditën e djeshme, kur – para fillimit të ndeshjes Kosta Rikë- Serbi – ai ra përsëri në “kurth” dhe ishte i vetmi që nuk e këndoi himnin. Kjo sjellje e përsëritur nuk ka kaluar pa u vënë re. Lojtari është nën presion: tifozët dhe shtypi nuk ja falin. Paraqitja e dobët në ndeshjen e parë, sigurisht që nuk e ndihmon: 8 goditje nga këndi, të gjitha të humbura, numrat flasin qartë.

Related posts

MODRIC NË ÇATINË E BOTËS/ Një normal mposht 2 jashtëtoksorët dhe rikthen TROFEUN në BALLKAN

Isa.Autor

FAZA PËRGATITORE NË TURQI/ Ja 3 sfidat miqësore që do të zhvillojë Kukësi në Antalia

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM NË FRANCË/ Shikoni “MAGJINË” e futbollistit shqiptar që realizon direkt nga këndi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment