Futboll Sport

Capello analizon Juventusin: Sarri përshtatet më shumë tek kjo skuadër

Fabio Capello ka analizuar situatën e Juventusit e cila sipas tij është një klub që ka mentalitet fituesi.

Trajneri i njohur italian ka thënë se Maurrizio Sarri përshtatet më shumë të drejtojë lojtarët e Romës.

“Çdo klub ka ADN-në e vet. Mund të ndryshosh bazën e lojtarëve që ke. Por, sipas meje disa lojtarë e humbasin këtë ADN. Unë shoh se lojtarët e Romas janë më të përshtatshëm për Sarrin. Sepse ekipi roman i ka lojtarët anësorë të duhur, kanë shpejtësi dhe aftësitë që Sarri kërkon.Mentaliteti i Juves ka qenë gjithmonë për të fituar, është ADN-ja e tyre. Sarri tek Chelsea nuk arriti të bënte ekipin të luante sikur donte ai, tha se duheshin tre vite. Për Juventusin është e vështirë të ia japë këtë kohë.

Dybala duhet të mësojë të bëjë presing përpara. Sarri arriti ta bënte këtë gjë me Insignen. Nuk ka dyshim që ai është një trajner i zoti”, analizoi ish-trajneri punën e Sarrit dhe shanset e tij si trajner i Juventusit.

Kujtojmë që kohët e fundit mediat në Itali po përflasin se Sarri do të emërohet trajner i ri i Juventusit.

Related posts

POGBA MERR VENDIMIN DRASTIK/ Nuk do të luajë më për Francën. Ja arsyeja

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid kërkon përforcime, ndjek me shumë interes yllin e Juventus-it…

Delo.autor

NBA/ Milwaukee e Utah Jazz nuk ndalen, Lakers fitojnë pas kohës shtesë

Delo.autor

Leave a Comment