Gossip

NUK DINI SI TA KALONI KOHËN E LIRË ME FËMIJËT? Lorik Cana ju jep një ide të mirë

Lorik Cana është mjaft aktiv në rrjete sociale dhe shpesh publikon çaste të ndryshme nga përditshmëria me familjen e tij. Pavarësisht angazhimeve në punë, një kohë të konsiderueshme Loriku ja dedikon djalit të tij, Bojken. Ai gjen gjithmonë mundësinë për ta kënaqur djalin dhe kur nuk mundet arrin të krijojë situata të tilla që vogëlushi të kalojë gjithmonë bukur në shoqërinë e babait. Së fundmi Loriku ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet se ka inskenuar një lojë me ‘roller coaster’. Ish-futbollisti ka hapur në televizior video nga një ‘roller coaster’, ndërkohë që djalin e ka futur në një kosh, që atij t’i duket sikur eksperienca që po provon është reale.

Në një video të dytë Loriku e ka “shndërruar” koshin në një varkë që kalon mes lumit dhe Bojken duket se e ka shijuar vërtetë këtë lojë. Në fakt të tilla video janë bërë virale në rrjete sociale, prandaj Loriku nuk ka ngurruar që ta provojë me djalin e tij. Por përtej kësaj është për t’u vlerësuar fakti që ish-futbollisti gjen mundësi, qoftë edhe përmes realitetit virtual, që vogëlushi Bojken të provojë gjithçka. Kujtojmë se Loriku është i martuar prej 4 vitesh me bukuroshen italiane, Monika dhe Bojken është fëmija i tyre i vetëm.

Related posts

I SHKROI POR AJO IA LA “SEEN”/ Kush është modelja e njohur e cila injoroi keq Ronaldon (FOTO)

Delo.autor

ËSHTË E FIKSUAR PAS CR7/ Bukuroshja me këto forma “bombastike” po “shkatërron” rrjetin (FOTO)

Delo.autor

Sage Watson “ndez” Lojërat e Commonwealth-it

Sadik.Autor

Leave a Comment