Futboll Seria A Sport

“ÇDO KLUB KA “ADN”-NË E VET”/ Fabio Capello analizon: Juventus ka mentalitet fitues, por Sarri

Fabio Capello ka analizuar situatën e Juventusit dhe si e shikon Maurizio Sarrin në pankinën e kampionëve të Italisë, por më shumë sipas tij trajneri përshtatet tek Roma.

“Çdo klub ka ADN-në e vet. Mund të ndryshosh bazën e lojtarëve që ke. Por, sipas meje disa lojtarë e humbasin këtë ADN.

Unë shoh se lojtarët e Romas janë më të përshtatshëm për Sarrin.

Sepse ekipi roman i ka lojtarët anësorë të duhur, kanë shpejtësi dhe aftësitë që Sarri kërkon.

Mentaliteti i Juves ka qenë gjithmonë për të fituar, është ADN-ja e tyre.

Sarri tek Chelsea nuk arriti të bënte ekipin të luante sikur donte ai, tha se duheshin tre vite.

Për Juventusin është e vështirë të ia japë këtë kohë.

Dybala duhet të mësojë të bëjë presing përpara. Sarri arriti ta bënte këtë gjë me Insignen.

Nuk ka dyshim që ai është një trajner i zoti”, analizoi ish-trajneri punën e Sarrit dhe shanset e tij si trajner i Juventusit.

Related posts

TRONDITET REALI, mesfushori spanjoll mungon në dy super ndeshjet!

Sadik.Autor

Mbrojtësi i Real Madridit: E mirëpresim Neymarin, më të mirët vijnë te ne

Isa.Autor

INTER-JUVENTUS/ Conte me “Artileri të rëndë”, Pirlo bën shumë ndryshime (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment