Futboll La Liga Sport

STATISTIKAT KATASTROFË/ 1 pikë në 2 ndeshje, Reali ka 20% shanse të kalojë…

Reali i Madridit nuk po fiton dot në Ligën e Kampioneve dhe situata është shumë shqetësuese. Ekipi i Zinedin Zidanit ka arritur të marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet e para të kompeticionit kontinental dhe mban vendin e fundit në Grupin A.

Dikush mund të mendojë se është vetëm sfida e dytë dhe ekipi “galaktik” do të dijë të ringrihet në javët e ardhshme, por statistika është alarmante. Në historinë e Ligës së Kampioneve janë 153 skuadra që e kanë nisur fazën e grupeve me 1 pikë pas dy ndeshjesh të luajtura dhe vetëm 30 prej tyre kanë arritur të sigurojnë kualifikimin në raundin e ardhshëm. E thënë ndryshe, afro 20%.

Nga sot deri në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve janë në lojë edhe 12 pikë. Reali i Madridit ka përpara në grup PSG-në me 6 pikë (5 pikë diferencë). Kjo do të thotë se misioni për ta mbyllur në vendin e parë është shumë i vështirë. Kualifikimi duket më lehtë i arritshëm, sepse skuadra e dytë është Klub Bryzhi me 2 pikë në total, 1 pikë larg Realit.

HISTORIA – Kjo situatë nuk është aspak e çuditshme për Realin e Madridit, sepse edhe në të shkuarën e ka nisur po kaq keq si tani. Në sezonin 2002-2003 kishin një pikë pas dy ndeshjeve të para. Skuadra që stërviste Visente Del Boske humbi sfidën e parë kundër Milanit dhe në të dytën nuk shkuan dot më shumë sesa një barazim kundër Lokomotivës së Moskës.

“Galaktikët” arritën të kualifikoheshin në fazën e ardhshme me 3 fitore dhe 1 barazim në ndeshjet pasardhëse dhe shkuan deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, ku u eliminuan nga Juventusi. Atë sezon Champions-in e fitoi skuadra e Milanit. Nga skuadrat spanjolle, Reali është i vetmi që është ndodhur në një situatë të tillë dhe ka ditur të kualifikohet më tej.

Në historinë e Ligës së Kampioneve kanë qenë 9 skuadra spanjolle në këtë situatë dhe vetëm madrilenët janë kualifikuar (pikërisht në sezonin 2002-2003). Zinedin Zidan dhe të tijtë kanë për detyrë të punojnë maksimalisht për ta përmbysur këtë situatë dhe për të vazhduar rrugëtimin në Ligën e Kampioneve.

Related posts

E TRISHTË/ Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-mbrojtësi i Tiranës…

Delo.autor

Allegri: Jam krenar për ekipin tim, po luftojmë në tre fronte!

Q.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Espanyol-Barcelona. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment