Futboll Sport

“ÇFARË KANË FITUAR POCHETTINO DHE KLOPP?” Mourinho i provokon të gjithë: Koha tregoi i kujt ishte faji…

Zhoze Murinjo ka për të gjithë. Për Tomas Tuhelin, i cili u eliminua nga Mançesteri i “tij”. Për vetë Junajtid, që e shkarkoi, por më pas u gjend mes të njëjtave probleme.

murinjo

Për njërin mes Mauricio Poçetinos dhe Jyrgen Klopit, i cili gjithsesi do ta humbasë Champions-in. Edhe për PSG-në, që ndoshta një ditë do vendosë t’i ofrojë stolin. Portugezi nuk kursen askënd në intervistën që lëshoi ditën e djeshme për francezen “L’Equipe”.

PSG “Parisi është një klub i përmasave botërore, me lojtarë të nivelit botëror. Por nuk ka fituar ende asgjë në nivel europian. Dhe kjo është e rëndësishme. E njëjta gjë vlen edhe për trajnerët. Mund të kesh cilësi të mëdha, por në fund të karrierës, ajo çfarë ke fituar ka rëndësi. PSG fiton gjithçka në Francë, ashtu si Juventusi dhe Bajerni, por mbetet pas klubeve të mëdha europiane”.

Dhe ato çka thotë “Speciali”, e konfirmoi edhe eliminimi i radhës në 1/8-at e Champions-it këtë sezon: “Mendoj se i di arsyet taktike dhe psikologjike”. Një shuplakë edhe Tuhelit, të cilin shumë do donin që t’i linte vendin portugezit: “Është e pamundur të drejtosh një skuadër që e ka një trajner. Drejtor sportiv portugezi Henrike? Me të kam kaluar një periudhë suksesesh, por nuk jemi takuar prej 15 vitesh”.

JUNAJTID

Pastaj kapërcen në skuadrën e fundit që ka drejtuar, për të cilën nuk e fsheh gëzimin që e mbylli sezonin kështu si e mbylli pas frymëmarrjes që solli fillimisht njeriu që e zëvendësoi, Solskjaer: “E njoh Mançester Junajtid. E di që është një klub me një histori të pabesueshme. Por problemet janë atje. Ju mund të thoni se këta janë lojtarët që ka, organizimi, ambicia. Unë mund të them vetëm se unë nuk mund t’ju them ‘po’ kur ju më pyesni nëse Pol ishte i vetmi përgjegjës.

Murinjo

E kam thënë 9-10 muaj më parë, pasi fitova 8 kampionate: mbyllja e sezonit në vend të dytë me Junajtid mund të ishte arritja ime më e madhe. Njerëzit po e kuptojnë këtë vetëm tani. Mund të them vetëm dy gjëra.

Që koha foli dhe që problemet mbetën”. Përfshirë edhe ato në dhomën e zhveshjes: “Pogba nuk ishte i vetmi përgjegjës dhe është i ndryshëm në krahasim me Benzemanë. Me Karimin nuk kishte një konflikt, doja vetëm që ta ndihmoja për të ndryshuar mentalitet. Më pëlqeu shumë puna me të. Për Marsialin, shpresoj që të arrijë nivelin e potencialit të tij.

KOLEGËT – Në fund vjen kapitulli i kolegëve që mbeten në komandë të ekipeve respektive, finaliste të Champions-it: “Poçetino, çfarë ka fituar deri tani? E admiroj punën e tij dhe të Klopit, por njëri nga të dy do të humbasë”. Guardiola fitoi trofeun e 26-të në karrierë (titullin e Premier Ligës) të dielën, një më shumë se Murinjo:

“Nëse unë do të kisha qëndruar te Porto dhe Interi pasi fitova Champions-in, ndoshta do të kisha luajtur edhe Superkupat e Europës dhe mund të kisha mbi 30 trofe. Por ndoshta nuk jam aq shumë i përqendruar te shifrat”.

Related posts

IBRAHIMOVIC I PAPARASHIKUESHËM/ Ja lëvizja e çuditshme që do të bëjë ylli suedez

Delo.autor

Kastrioti-Skënderbeu/ Zhbllokohet sfida, Demte realizon një gol fantastik (VIDEO)

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Juventus në sulm për mesfushorin Locatelli, ja kur pritet të mbyllet marrëveshja…

Delo.autor

Leave a Comment