Futboll Sport

Si duken skuadrat që drejton Moruinho pasi ai ka mbaruar punë me to?

Menjëherë sapo ai merr në dorëzim një skuadër nuk ngurron që të ‘fusë duart’ në të. Por përveç trofeve që fiton, a i përmirëson Jose Mourinho skuadrat gjatë kohës që i drejton, apo i ‘shtrydh’?

T’i marrim me radhë.

 

Detyra që krijoi edhe markën ‘Mourinho’. Pas mësimeve të vlefshme që mori përkrah Bobby Robson dhe disa aventurave jo të mira, iu besua Porto, ndërsa klubi lëngonte në vendin e pestë të renditjes në kampionatin portugez dhe i eliminuar nga Kupa. Edhe pse kishte në radhët e skuadrës emra si Vitor Baia, Carvalho, Jorge Costa, Costinha dhe Deco, dora e Mourinhos u ndie kur një vit më vonë skuadra fitoi Kupën UEFA, për të kulmuar në vitin 2004 me fitoren në Champions League. Kur u largua e la skuadrën të shëndetshme, edhe pse do të merrte pak më vonë me vete disa prej lojtarëve, e të tjerë do të vazhdonin aventurën diku tjetër.

 

Mbërriti në Londër një vit pas Abramovich-it, me çekun e bardhë për të blerë kë të donte. Chelsea kishte një bazë të fortë me emra si Terry, Lampard, Joe Cole dhe Claude Makelele, por Mou nuk vonoi t’i shtonte grupit emra si Petr Chech, Carvalho, Robben dhe Didier Droga. Kur u largua në sezonin 2007/2008, Chelsea ishte ende i fortë në letër, por përveç yjeve si Essien, Ashley Cole dhe Anelka, la në skuadër edhe Steve Sidëell, Claudio Pizarro dhe Ben Haim (!)… Pa harruar dështimin e tij më të madh, blerjen e Andriy Shevchenko-s. Megjithatë, të gjithë lojtarët që fituan titullin e Premier League tre vjet më pas nën drejtimin e Carlo Ancelotti-t ishin blerë nga italiani. Dhe kjo tregon diçka.

Inter (2 qershor 2008 – 28 maj 2010)

 

I mori zikaltrit nga “duart” e Mancini-t me rezultate të dobëta në Europë. Me emra si Julio Cesar, Javier Zanetti, Maicon, Marco Materazzi, Ëalter Samuel, Cristian Chivu, Dejan Stankovic, Luis Figo, Patrick Vieira, Esteban Cambiasso dhe Zlatan Ibrahimovic mund të mendohej se pak punë kishte për të bërë. Por ndoshta këtu hyri në lojë më së miri gjenialiteti i tij. Largoi Ibra-n dhe solli në skuadër Samuel Eto’o, Diego Milito, Thiago Motta, Ëesley Sneijder, Lucio dhe Goran Pandev. Rezultati: Tripletë historike dhe idhull i tifozëve interistë. Kur u largua, skuadra kishte një përzierje të mirë mes përvojës dhe talentit, por mund të dallohej që ‘kurba’ ishte në rënie.

Real Madrid (28 maj 2010 – 20 maj 2013)

 

Kur ulesh në stolin e Real Madrid, nuk bëhet fjalë të trashëgosh një skuadër të dobët, por detyra kryesore e portugezit ishte të shëronte egot e plagosur të yjeve madrilenë pas një sezoni pa trofe nën drejtimin e Manuel Pellegrini-t. Carvalho e ndoqi në Madrid trajnerin e tij, ndërsa dyshja gjermane Ozil-Khedira u mor pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Botërorin e vitit 2010, sikurse dhe Angel di Maria. Poredhe pse këto emra iu shtuan yjeve si Ramos, Casillas, Ronaldo, Kaka e Karim Benzema, në fund ai nuk solli dot në Madrid trofeun e Champions League dhe stili i tij i lojës por edhe marrëdhëniet me bashkëkombasin e tij Cristiano bënë që rrugët e Realit dhe Mourinho-s të ndaheshin. Por pasi kishte blerë Modric dhe Varane në sezonin e fundit, mund të thuhet me siguri se skuadra që la ishte shumë më e fortë se ajo që gjeti.

Chelsea (përsëri) (3 qershor 2013 – 17 dhjetor 2015)

Nuk mundi t’i rezistonte një here të dytë. Më të besuarit e tij ishin ende aty, sapo kishin fituar trofeun e Champions League pak muaj më parë. Por duhej një spastrim dhe ai nuk pati aspak mëshirë për ta bërë. Kur u largua në dhjetor 2015, Petr Cech, Ashley Cole, Frank Lampard, David Luiz, Juan Mata, Ryan Bertrand dhe Romelu Lukaku ishin shitur të gjithë. Por nga ata që kishte blerë, vetëm Willian, Fabregas dhe Diego Costa patën një impakt pozitiv në klub.

Man United (27 maj 2016)

 

E mori skuadrën në një kohë kur i duhej më shumë se kurrë pak personalitet, pas largimit të Alex Ferguson dhe zëvendësimit aspak të denjë të tij nga David Moyes dhe Louis van Gaal. U përpoq të bënte ndryshimin kur bleu Paul Pogba, Zlatan Ibrahimovic, Henrikh Mkhitaryan dhe Eric Bailly në sezonin e parë, ndjekur nga Romelu Lukaku, Victor Lindelof, Nemanja Matic dhe Alexis Sanchez. Skuadra është përmirësuar ndjeshëm që prej mbërritjes së 55-vjeçarit, por ka dyshime mbi të rinjtë që ka afruar. Dhe tifozët e United janë të ndarë në velrësimin e tyre për portugezin.

Related posts

ZIZU I “ÇMENDUR” PAS POGBA/ Real Madrid gati të ofrojë 160 milonë euro plus yllin…

Delo.autor

PARTIZANI “blindon” kreun/ GEGA merret me sulmuesit e tij: Aktivizoj atë që më jep siguri

Isa.Autor

Gattuso i “fiksuar” pas këtij sulmuesi që po mahnit futbollin

Sadik.Autor

Leave a Comment