Futboll Seria A Sport

DEKLARON SE PRET TË BËJË DETYRAT E TIJ/ Gatusso kritikon “Bomberin”: Piatek të mos shohë vetëm “oborrin” e vet…

Gatusso doli ditën e sotme në konferencë për shtyp, para ndeshjes së nesërme ndaj Frosinones. Tekniku i Milanit, deklaroi se pret të bëjë “detyrat” e tij, dhe beson te drejtësia e ekipeve të tjera pa objektiva, si Juvja në këtë rast.

Gjithashtu, Gatuzo pati edhe një kritikë për Piontek, ku deklaroi se ai duhet të jetë më shumë i angazhuar për ekipin.

NDIHMA NGA JUVE – Do bëjmë sa më shumë pikë të kemi mundësi. Besoj tek drejtësia e të gjitha skuadrave. Por, të fillojmë duke bërë detyrën tonë. Jemi të zotët e krenarisë sonë, por jo të fatit. Alegri? Numrat flasin në favor të tij. Kam kaq shumë histori me të, zënka, përqafime dhe të qeshura.

ATALANTA – Ndryshe nga ne, ata nuk janë ndalur dhe nëse shkojnë në Ligën e Kampionëve, do ta meritonin. Por, edhe nëse nuk arrijmë vendin e katërt, nuk do e konsideroja një dështim. Flasim sikur jemi në vendin e nëntë, por jemi aty dhe kemi mundësi.

E ARDHMJA – Tani dua të shkoj vetëm në fushë për ndeshjet e mbetura, ka kohë për të folur. Ka nga ato që më gjykojnë për mirë e për keq. Unë nuk kam për të provuar asgjë, shikoni numrat. Me Leonardon kam pasur probleme vetëm si lojtar, tani shpikni gjëra për të mbushur gazetat.

PËR PIONTEK – Piontek nuk ka qenë i përqendruar, duhet ta kalojë këtë situatë. Të mendojë për të mirën e ekipit, dhe jo vetëm për “kopshtin e tij të shtëpisë”.

Related posts

ZYRTARE / FSHF u jep fund dilemave, caktohet data e zgjedhjeve për President

Delo.autor

E BUJSHME/ Rifillojnë bisedimet mes Barcelonës dhe Griezmann, gati kontrata për lojtarin

Delo.autor

“PRES NJË SFIDË TË VËSHTIRË NDAJ SASSULOS”/ Trajneri Pirlo: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm mbi të gjitha në…

Delo.autor

Leave a Comment