Futboll Sport

“URAGANI” BENFICA BËN “POKER” PËR TITULLIN/ Skuadra e Lisbonës shpallet kampione në Portugali

Benfika është shpallur për të 37-tën herë kampione e Portugalisë. Skuadra e Lisbonës ka mundur 4-1 Santa Klarën në javën e fundit dhe ka siguruar titullin.

Ishte një garë deri në frymën e fundit mes Portos dhe Benfikës. 87 pikë ishte kuota që ka grumbulluar Benfika dhe dy pikë më pak grumbulloi Porto.

Benfika ka qenë si një uragan ndeshjen e mbrëmjes së sotme, duke shënuar 3 gola që në pjesën e parë. Ndërkohë në të dytën ishte çdo gjë një “procedurë”, që duhet të kryejë.

Njërin prej golave madje e shënoi, talenti 19-vjeçar Zhoao Feliks.

Nga ana tjetër Porto ka mundur me përmbysje Sportingun, por trepikëshi nuk ka pasur asnjë vlerë për titullin.

Related posts

FSHF ngushëllon popullin e Kosovës për ndarjen e parakohshme nga jeta e Z.VOKRRI

Sadik.Autor

Zyrtare, Thomas Tuchel është trajneri i ri i PSG

Sadik.Autor

IAAF ME DORË TË RËNDË/ Lihet në fuqi pezullimi, Rusia jashtë Europianit

Sadik.Autor

Leave a Comment