Futboll Shqipëri Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Kërkohet ish-sulmuesi kosovar i Teutës nga klubi i La ligas…

Real Betisi kërkon sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi. Klubi andaluzian është i vendosur për të forcuar sulmin më këtë merkato vere dhe në axhendën e tij ka shtatlartin e Rizesporit në kampionatin turk.

Lajmi vjen nga prestigjiozja spanjolle “AS”, e cila jep edhe detaje rreth bisedimeve mes palëve.

Mësohet se drejtuesit e Betisit kanë ofruar 4.5 milionë euro për sulmuesin potent, që në këtë sezon ka shënuar 16 gola për Rizesporin.

Të gjelbrit duhet të lëvizin shpejt, sepse për Muriqin interesohen edhe gjigantët e Fenerbahces, që i njohin mirë cilësitë e ish-futbollistit të Teutës në Superiore.

Muriqi ka luajtur me fanellën e Kosovën në 16 raste, duke shënuar 4 gola.

Në Superligën e Turqisë, Muriqi mbërriti në vitin 2016, pasi spikati me Teutën e Durrësit.

Në kampionatin turk ka luajtur fillimisht te Giresunspor, Genclerbirligi dhe tani te Rizespor.

Related posts

SHQIPËRIA gjen sërish fitoren dhe HYSAJN, mbrojtësi bën apel: Të vazhdojmë me këtë modul loje

Isa.Autor

COVID-19/ Mourinho sulmon FA: Sonte ndeshja por ne ende nuk e dimë nëse do të luajmë …

Delo.autor

A iu mohua Chelseat një penallti

Q.Autor

Leave a Comment