Futboll Seria A Sport

E RRALLË QË LUAN PËRKRAH CR7 DHE “PLESHTIT”/ Dybala: E vështirë ta shpjegosh që…

Paulo Dibala është një nga ata futbollistët e rrallë që kanë luksin të luajnë si përkrah Kristiano Ronaldos, ashtu edhe përkrah Lionel Mesit. Mesfushori luan përkrah portugezit në radhët e Juventusit dhe sigurisht përkrah bashkëkombësit të tij në radhët e përfaqësueses.

“Është një eksperiencë shumë e bukur të luash përkrah Kristiano Ronaldos, të luash përkrah me të mëdhenjve në futboll shpesh nuk është e lehtë ta shpjegosh. Të gjithë kemi qejf të fitojmë Kupën e Amerikës, në Argjentinë po përjetohet me entuziazëm dhe shpresojmë të kthejmë trofeun në vendin tonë”, tha ai duke folur për eksperiencën me të dy yjet e futbollit botëror.

Sigurisht Dibala është pyetur edhe për zërat që e shohin larg Juventusit dhe sidomos deklaratat e vëllait të tij se ai kërkonte largimin nga bardhezinjtë. “Vëllai im ka folur për veten. Unë kam folur me Paratiçin, ai e di atë që mendoj, dua të vazhdoj të luaj te Juventusi. Pastaj nuk është në dorën time gjithçka, klubi duhet të bëjë zgjedhjet e veta dhe ndërtojë skuadrën në bazë të ideve të trajnerit të ri. Por unë do të dëshiroja të qëndroja”, tha Dibala.

Related posts

Valverde e përjashton SUPER LOJTARIN: Klubet e Serisë A, gati të përfitojnë

Isa.Autor

PËRDITËSIMI I FIFA-S/ Kosova me renditjen më të mirë në histori, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

F.autor

PARALAJMËRON INTERIN/ Spalleti: Më duket se dikush ka abuzuar me kritikat, më vjen…

Isa.Autor

Leave a Comment