Sport Të tjera

TURI I 76-TË NDËRKOMBËTAR ÇIKLISTIK/ Protagonistët vlerësojnë rritjen e kombëtares shqiptare

Këtë të premte u  zhvillua etapa e fundit e Turit të 76 ndërkombëtar Çiklistik të Shqipërisë me itinerarin Sarandë-Fier, 162 kilometra.

Fituesi i etapës ishte Eugert Zhupa pjesëtar i kombëtares shqiptare të ciklizmit, i cili ka dhënë emocionet e para pas fitores.

Garë e vështirë sot. Kam bërë 160 kilometra vetëm. Kam dhënë maksimumin e forcave të mia dhe për këtë jam shumë i gëzuar. Marr pjesë pas 6 vitesh. Ka 4 vite që kam marrë pjesë në Xhiron e Italisë. Është hera e parë që përfaqësoj Shqipërinë këtë me këto ekipet e huaja. Si ekip ishim të fortë. Shpresojmë që shteti të na vlerësojë. T’i ndihmojë sportistët që garojnë këtu në Shqipëri. Kemi djemë shumë të talentuar.”-pohoi Zhupa.

Dashamir Rama ish-çiklist dhe trajner i kombëtares shqiptare të ciklizmit është shprehur se performanca e skuadrës shqiptare ishte e kënaqshme, por ngre shqetësimit se sporti i çiklizmit nuk vlerësohet dhe nuk mbështetet aq sa duhet

Kjo fitore e ngre lart çiklizmin shqiptar, sidomos ekipin kombëtar shqiptar që ne të bëjmë emër dhe të na njohi bota. Çiklizmi nuk vlerësohet aq sa duhet. Nuk e kuptoj këtë indiferentizëm. Unë mbaj mend që kur isha unë çiklist, ishin në garë rreth 110 veta dhe kur mbërrinim nëpër qytete mund të ishin mijëra vetë që ishin mbledhur për të parë garën. “-deklaroi Rama.

Presidenti i Federatës shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, në fund të etapës  por edhe të turit të 76 ciklistik ka falendëuar ekipet pjesmarrëse si dhe të gjithë ata që ndihmuar që ky tur të vijonte normalisht.

Ky ishte rrethi i 76-të. Filloi nga Shkodra pasi ka qënë djepi i çiklizmit shqiptar. Ekipi ynë ka bërë një përmirësim shumë të madh. Tre ditët e para ne kemi dominuar si individ dhe si ekip. Sot, në Fier e fituam ne. Duke parë edhe kushtet, ne vumë re se ka diferenca të mëdha mes nesh edhe ekipeve të tjera.”-tha mes të tjerash Anxhaku.

Rrethi i 76-të çiklistik  është zhvilluar  për katër ditë me radhë. Kombëtarja shqiptare kishte  në përbërje të saj Bruno Kola dhe Astrit Kronaj si dhe Ylber Sefa, Klidi Jaku, Besmir Banushi, Eugert Zhupa dhe Olsian Veliaj të drejtuar nga trajnerët Dashamir Rama dhe Leonard Kola, ndërsa  gjithë rrethin ciklistik e ka fituar sportisti italian, Filipo Fioreli në klasifikimin e përgjithshëm.

Related posts

KËRKOHEJ NGA MILAN DHE INTER/ Drejt trasnferimit në kampionatin turk lojtari i Chelseat…

Delo.autor

POLEMIKAT PËR KALIMIN NË “BERNABEU”/ Mbrojtësi i Real Madridit: Nëse Mbappe po na dërgon sinjale, atëherë…

Delo.autor

XHAKA “TRULLOS” BALE/ Momenti që bëri jehonë në mediat spanjolle (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment