Futboll Kategoria Superiore Sport

ENIGMAT NË KATEGORINË SUPERIORE/ Europa dhe mbijetesa bëjnë lëmsh 8 skuadra

Kategoria Superiore ka mësuar vetëm dy enigmat e para të këtij sezoni futbollistik. Me Partizanin që është shpallur kampion tre javë përpara fundit, skuadra që ka zyrtarizuar rënien në Kategori më poshtë  është Kamza.

Kjo ka bërë që 8 skuadrat e mbetura të mundohen të arrijnë objektivat final në 3 ndeshjet e fundit. Me 9 pikë në lojë, 5 skuadra të Superligës janë në garë për dy vende në Kupat e Europës. Kukësi dhe Teuta janë më pranë, ndërkohë që Laçi, Flamurtari dhe Skënderbeu tentojnë të përfitojnë nga hapat fals të njëra-tjetrës.

Distanca nga vendi i dytë që mbahet nga Kukësi dhe ai i gjashti që ndodhet Skënderbeu është 9 pikë. Ndërkohë, vetëm 5 pikë i ndan korçarët mga durrsakët e vendit të tretë. Kurbinasit numërojnë 2 pikë më pak se Teuta, teksa tre janë pikët që ndajnë Flamurtarin me bregdetarët.

Ndërkohë, për të shmangur rënien në Kategorinë e Parë janë 3 skuadra. Fitorja në tavolinë ndaj Kamzës e nxjerr praktikisht jashtë kësaj gare, Luftëtarin, teksa 90 minutëshi i “Selman Stërmasit” mes Tiranës dhe Kastriotit do të vendos shumë edhe për skuadrën që do i bashkohet Kamzës.

Pra, praktikisht takimet e kësaj të shtune, që korespondojnë me javën e 34-t të Superligës do të vendosin shumë pika mbi “I” për 8 skuadrat shqiptare të elitës.

Related posts

Juventus shënon dy gola të shpejtë ndaj Veronës (VIDEO)

Sadik.Autor

Statistikat/ Bayern Munich-Real Madrid, dueli më i përsëritur në Europë

Sadik.Autor

Luiz mendon largimin nga Chelsea, 4 skuadra të interesuara për të

Q.Autor

Leave a Comment