Futboll Kategoria Superiore Sport

NOTAT PËR JAVËN E 33 NË SUPERIORE/ Partizani shkëlqen, Tirana bën “vetëvrasje”. Ja klubet që zhgënjejnë

Partizani 9 – Kampion pas 26 vitesh dhe zyrtarizim i titullit pikërisht në derbi, duke mundur Tiranën në “Selman Stërmasi”, stadiumin që bardheblutë e kanë shtëpinë e tyre. Edhe në ëndrrën më të bukur të tifozëve të kuq, ndoshta nuk do të ishte parashikuar ky skenar. Të kuqtë e Skënder Gegës konfirmuan se meritojnë plotësisht titullin kampion, duke sfiduar edhe mungesat e shumta ndaj Tiranës. Skenën e rrëmbeu Eraldo Çinari me dy gola shumë të bukur.

partizani

Teuta 7.5 – Skënderbeu i sjell fat ish-kapitenit legjendar, Bledi Shkëmbi. Teuta e tij fiton për herë të dytë në Korçë gjatë këtij kampionati. Këtë herë tri pikët janë shumë të rëndësishme, teksa durrsakët rikthehen në vendin e tretë. Tri javë nga fundi i kampionatit, Teuta duket se e ka “blinduar” një vend në Europë.

Luftëtari 7 – Shënon shumë shpejt ndaj Kukësit, por në fillimin e pjesës së dytë, çorientohet totalisht dhe pëson dy gola. Impenjimi jo në shkallën maksimale i Kukësit, bën një përmbysje që përkthehet me mbijetesë në Superiore. Këtë javë që presin fitoren në tavolinë me Kamzën, gjirokastritët mund të sigurojnë edhe matematikisht qëndrimin.

Kastrioti 7 – Bën detyrën në shtëpi, këtë herë me spektakël ndaj Flamurtarit. Julian Shehu realizon një supergol, duke u konfirmuar si zbulimi i sezonit. Fitoren e vulosi braziliani Xhunior, ndërsa humbja e Tiranës dhe diferenca me -2 pikë, ua shton edhe më tepër shpresat krutanëve për të mbijetuar këtë sezon në Superiore.

Flamurtari 5 – Vuan mungesat e shumta ndaj Kastriotit. Një ekip që javë pas jave po e ul ritmin prej problematikave të shumta që ka.

Skënderbeu 5 – Goditet që në start në atë që mund të quhej si dueli për Europën. Mundohet të marrë veten, por e pëson sërish në momentin më të mirë. Krasniqi rihapi ndeshjen, por më pas barrierë u bë Hidi.

Tirana 5 – Luante për dy rezultate në derbi (fitore ose barazim), por u thye sërish. Bardheblutë vazhdojnë të bëjnë “vetëvrasje”, me gabime trashanike që tashmë mund të kushtojnë sa një sezon i tërë. Të shtunën luajnë një finale mbijetese ndaj Kastriotit.

Kukësi 4 – Në Gjirokastër luante një ndeshje qejfi, por edhe pse përmbysi shifrat nga 1-0 në 1-2, dukej sikur kishte bërë ndonjë gabim. Në 20 minutat e fundit, u shthur totalisht dhe Luftëtari e përmbysi.

Related posts

Kastrioti, faza përgatitore në Serbi, afrohen 2 të huaj

Sadik.Autor

Presidenti Scaroni: GATTUSO mos të trembet nga CONTE, MILANIN e rikthejmë në…

Isa.Autor

NUK KANË FUND PROBLEMET/ Telashe për trajnerin, PANUCCIN e gjobit gjykata…

Isa.Autor

Leave a Comment