Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Interi shpëton nga “Fair Play Financiar”, pritet merkato e fuqishme

Interi i ka shpëtuar ndëshkimit të UEFA-s pasi ka respektuar “Fair Play Financiar”.

Tifozët zikaltër mund të marrin frymë lirisht pasi tashmë gjasat janë që klubi i Interit pritet të zhvillojë një merkato me emra “big” dhe të kushtueshëm.

E konfirmon UEFA në adresën e saj zyrtare, ku komunikon rrugëtimin virtuoz të përshkruar nga klubi zikaltër që nga viti 2015 dhe që ka sjellë gjatë këtij sezoni plotësimin e të gjitha kërkesave që organi kishte vendosur bashkë me presidentin e asaj kohe, Erick Thohir.

Bashkë me Interin, çlirohen edhe Astana (Kazaksitan) dhe Besiktas (Turqi), ndërsa shtyhet “amnistia” e Trabzonspor, pasi kohët e fundit nuk ka respektuar bilancet.

Related posts

PAS SHPALLJES 16-TË HERË KAMPION/ Gazmend Demi: E prisnim që do ta fitonim në derbi, kur të iki unë…

Delo.autor

AKUZAT DREJT PORTUGEZIT/ Cristiano Ronaldo është ikona e korrupsionit në futboll

Isa.Autor

E DONTE BAJERNI I MYNIHUT/ Ajaksi kërkon shifrën stratosferike për sulmuesin 22-vjeçar

F.autor

Leave a Comment