Futboll Sport

Kukësi përfiton nga ngërçi i Kamzës/ Pas Plakut dhe Zguros pritet edhe ish- lojtari i Partizanit

Sigurimi i mbijetesës në javën e fundit te Kamza u pasua me largimin e ish-trajnerit Julian Ahamtaj dhe afrimin e një emri të njohur në botën e futbollit europian, Pietro Vierchowod. Italiani, i cili njihet për atë që ka dhënë si futbollist do të jetë timonieri i ri për skuadrën nga periferia e kryeqytetit, që duket se po përjeton një revolucion të vërtetë.

Drejtuesit, pasi kanë konfirmuar trajnerin nuk po bëjnë të njëjtën gjë me ekipin, duke lejuar disa nga elementët më cilësorë të largohen njëri pas tjetrit. Kukësi po përfiton nga përgjumja e drejtuesve të Kamzës, pasi në fillim kanë konfirmuar Sebino Plakun, që shihet momentalisht si zëvendësuesi ideal i goleadorit të nënkampionëve, Sindrit Guri.

Lëvizja e dytë në aksin Kamëz-Kukës është ajo e Vangjel Zguros, mbrojtësit të majtë që në janar la Luftëtarin për të kaluar te Kamza. Rrugën e dy të parëve po kërkon të ndjekë mesfushori me tipare sulmuese, Realdo Fili, që ashtu si Zguro iu bashkua Kamzës në muajin janar pas një periudhe jo të mirë te Partizani.

Fieraku madje ka rezultuar vendimtar për kryeqytetasit, pasi ka shënuar dy gola dhe me lojën e tij ndihmoi ekipin në arritjen e objektivit. Madje loja e tij bëri që të tërheqë vëmendjen edhe të skuadrave jashtë kampionatit shqiptar, me Filin që duket se preferon pjesëmarrjen në Champions League me Kukësin. Për t’u rikthyer te Kamza, drejtuesit duhet të mendojnë për formatimin e skuadrës, në mënyrë që të jenë sërish kompetitivë në edicionin e ri.

Related posts

Kondogbia drejt rikthimit te Interi, Valencia nuk ka para ta blejë

Q.Autor

“NË SHQIPËRI TË ZHVISHNIN DHE TË MERRNIN RROBAT”/ Ish-sulmuesi i Kombëtares: Nuk ndihem grek, unë jam i tillë…

Delo.autor

U SHPREH SE DO ISHTE BOTËRORI I FUNDIT/ Nejmar merr vendimin për të ardhmen me Brazilin

F.autor

Leave a Comment