Futboll Kosova Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Ylli i kombëtares “Dardane” gjen “STREHË” të re, firmos në Belgjikë (FOTO)

Ishte në ajër prej disa kohësh, por tashmë është zyrtare. Mërgim Vojvoda është futbollisti më i ri i Standard Liege.

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës ka kryer transferimin e tij te një nga skuadrat më me histori në Belgjikë. 24 vjeçari ka nënshkruar me Liege për 4 sezonesh e ardhshme, teksa kartoni i tij mësohet se i ka kushtuar rreth 1 milion euro.

Një rikthim ky për Vojvoda, i cili ishte pjesë e të rinjve të Liege nga 2011 deri në vitin 2014. Kosovari ishte pjesë e Mouscron prej vitit 2016, ndërsa në CV e tij janë shënuar edhe skuadra si Sint-Truiden dhe Carl Zeiss Iena.

Related posts

ANGEL CORREA NJË HAP LARG MILAN/ Menaxheri i 24-vjeçarit nis bisedimet me “Kuqezinjtë”, ja oferta

Delo.autor

GATTUSO NË ANKTH/ Milan-Paqueta përfundon nën hetim: Një operacion i çuditshëm…

Isa.Autor

ITALIA I VIHET PAS SEFERIT/ 3 ekipe nga Serie A kërkojnë sulmuesin kuqezi, emri i del edhe në Angli

F.autor

Leave a Comment