Futboll Seria A Sport

NUK KA LUAJTUR ASNJË MINUTË/ Rrahmani misteri 14 milionë euro që kërkon debutimin në Europë kundër Rijekës

Amir Rrahmani është lojtari i vetëm i Napolit që nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshje zyrtare këtë sezon, megjithatë, mundësia e madhe mund t’i vijë sot ndaj Rijekës. Pavarësisht rolit të kosovarit, përveç tij kanë munduar edhe sulmuesin Jorente e Milik, por problematikat nuk janë të ngjashme.

Pikërisht për këtë arsye, Amir Rrahmani tani ka rënë në sytë e mediave italiane të cila shtrojnë me të drejtë pyetjen: “Ku ka përfunduar Rrahmani? I paguar 14 milionë euro e nuk luan kurrë”. Mbrojtësi nga Prishtina grumbullohet çdo takim, por ende nuk ka debutuar me fanellën e Napolit.

Ai u ble në janar, por përfundoi sezonin i huazuar te Verona teksa 14 milionë eurot e transferimi i tij nuk janë materializuar qoftë në një minutë të vetëm në fushë. 26-vjeçari u ble pasi synohej shitja e njërit mes Kalidu Kulibali dhe Maksimoviçit, por duke qenë se asnjëri nuk lëvizi, prezenca e Rrahmanit në formacionin napolitan u bë gjithnjë e më pak e mundur, teksa siç thamë, shanse i madh mund t’i vijë sot. Si titullar apo zëvendësues, mbetet për t’u parë.

Related posts

Flamurtari/ Kthehet sulmuesi, nuk ka pushim për kupën

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Pas një krosimi nga Cuadrado, McKennie ndëshkon Barcelonën me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

RRËFEN GJESTIN E FAMSHËM TË MOURINHO-S KUR DREJTONTE INTER/ Ish-arbitri Tagliavento: Nuk më ka kërkuar kurrë falje…

Delo.autor

Leave a Comment