Champions League Futboll Sport

FESTOI GOLIN NDAJ ISH-SKUADRËS SË TIJ/ Suarez sqaron: Më kuptoni, nuk kam…

Luis Suarez u rikthye të shënonte në Ligën e Kampioneve, por fati donte që të godiste ish-skuadrën e tij, Liverpoolin, me të cilën ka mbetur ende shumë i lidhur.

Sulmuesi uruguaian ishte ai që hapi siparin e golave në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“El Pistolero” kaloi portierin Alison Beker me një devijim të lehtë, pas një pasimi të zgjuar të Jordi Albës.

Pastaj një festim i çmendur. Arsyeja? Sepse kishte një vit që nuk shënonte në Ligën e Kampionëve.

Festimi i tij nuk ishte mungesë respekti ndaj ish-skuadrës së tij, por një entuziazëm për faktin që i dha fund makthit të gjatë të mungesës së golit në Champions.

“Kam ndëshkuar familjen time, nuk kam çfarë të them. Kam shumë respekt për Liverpoolin dhe për tifozët e mi, ndaj nuk kam ndonjë gjë për të shtuar, prandaj më kuptoni”, sqaroi numri 9 i Barcelonës festimin e golit dhe u largua me kokën ulur.

Related posts

Kërkohet me ngulm nga skuadrat e mëdha europiane, Southampton vendos çmimin për Van Dijk

Q.Autor

Nuk përfundon me kaq/ NESËR INTER merr lajmin e madh për MODRIC

Isa.Autor

NUK KA NDËRMEND TË TËRHIQET/ Joachim Low: Nuk rri përjetë tek Gjermania, Real Madrid është…

Isa.Autor

Leave a Comment