Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PËRPLASJET ME TRAJNERIN REJA/ Roshi e thotë troç: Ja çfarë nuk më pëlqen tek ai…

Në një skuadër futbolli, marrëdhënia mes lojtarëve dhe trajnerit nuk është gjithmonë “vaj”. Përplasjet janë të pashmangshme. E te ekipi kombëtar shqiptar, të shpeshta janë konfliktet mes Odise Roshit dhe Edi Rejës.

Episode që sipas futbollistit lindin pasi ai ngacmon shokët e ekipit dhe në syrin e trajnerit duket se nuk është aspak i fokusuar. Megjithatë, në intervistën për “Rtv Ora”, lojtari i Akhmat Grozny ka gjetur kohë edhe për t’i hedhur “kunja” italianit.

Kam folur shpesh me trajnerin. Ma thotë shpesh këtë. E kam dëgjuar se flet fjalë shumë të mira dhe unë kam respekt për të pasi ka një eksperiencë të madhe në stol. Më ndodh që jam i mërzitur dhe bëj muhabet me ndonjë dhe duket sikur nuk jam i fokusuar. Prandaj e thotë edhe këtë“.

Çfarë e acaron Roshin te Reja? “Ka vetëm një gabim trajneri Reja. Është thjesht që të mos e kalojë vijën sepse gjithmonë arbitri i thotë të futet brenda dhe ai qëndron gjithmonë jashtë (qesh),” tha Roshi.

Related posts

“NUK E KUPTOVA RRËSHQITJEN, E HAPËN VETË KAMPIONATIN”/ Lika: Askush nuk besonte, Vllaznia e mbyll me trofe

Delo.autor

VIJOJNË PUNIMET PËR STADIUMIN E RI TË KUKËSIT/ Presidenti Gjici: Impakt i rëndësishëm për krejt zonën (VIDEO)

Delo.autor

KAMPIONIT I MUNGON NJË “TROFE”/ Mbappe fton tifozen për kafe, Neymar plotëson dëshirën e dy brazilianeve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment