Futboll Kategoria Superiore Sport

FINALJA E KUPËS SË SHQIPËRISË/ Kukësi motivon tifozët për sfidën me bardheblutë

Kukësi do të përballet të dielën ndaj Tiranës në “Elbasan Arena” në finalen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi verilindor lajmëron se do mundësojë udhëtimin pa pagesë të tifozëve kuksianë drejt Elbasanit.

Presidenti Safet Gjici ka vendosur autobusë pa limit nga qyteti i Kukësit, si dhe 4 autobusë nga Kamza dhe 1 nga Durrësi për të mbështetur skuadrën.

“Për ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, FK Kukësi – KF Tirana, Presidenti Safet Gjici do të mundësojë udhëtimin pa pagesë të tifozëve kuksianë.

Konkretisht, nga qyteti i Kukësit do të nisen autobusë pa limit drejt Elbasanit, nga Kamza 4 autobusë dhe nga Durrësi 1 autobus, për të mbështetur skuadrën, në përballjen ndaj kryeqytetasve në stadiumin “Elbasan Arena”.

Futboll Klub Kukësi i’u bën thirrje të gjithë sportdashësve, por në veçanti tifozëve kuksianë, që të jenë të pranishëm në ndeshjen më të rëndësishme të Kupës së Shqipërisë”, shkruhet në njoftimin e klubit kuksian.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Ferrari merr “OK” për garën Australisë, por anullon testet

Delo.autor

Vettel realist/ Montekarlo pistë e vështirë, vendi i dytë si një fitore

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Ancelotti i magjepsur nga mesfushori i Premier, kërkon me çdo kusht 26-vjeçarin…

Delo.autor

Leave a Comment