Eredivisie Futboll Sport

DO TË NISË STËRVITJEN NË “CAMP NOU”/ Befason De Ligt: Ja kundërshtari më i fortë me të cilin jam përballur

Real Madrid, Juventus, Tottenham Hotspur dhe Bayern Munchen. Të gjitha skuadra të mëdha, kundër të cilave ka luajtur kapiteni i Ajaxit të Amsterdamit, Matthijs de Ligt.

Por, kundërshtari më i fortë me të cilin është përballur kapiteni 19-vjeçar i “harkëtarëve” nuk luan me asnjë nga këto ekipe.

“Është Marcus Rashford”, deklaron De Ligt në një intervistë të improvizuar me shokun e tij të skuadrës, De Jong, për kanalin zyrtar të Ajaxit.

“Është lojtar i madh, i shpejtë dhe i zgjuar”, pohoi talenti holandez.

De Ligt, referuar mediave angleze, mund të luajë në të njëjtën skuadër me Rashford, pikërisht te “Djajtë e Kuq”.

Manchester United i ka ofruar një pagë faraonike 14 milionë euro në sezon. Një ofertë e parezistueshme, por ka një problem.

Manchester United nuk mundi të kualifikohej në Champions. A është kjo arsye për të hedhur poshtë këtë ofertë?

Për De Ligt interesohen klube të tjera të mëdha, që mund ta joshin edhe me një pagë shumë të lartë për një 19-vjeçar.

PSG, Barcelona dhe Real Madridi po interesohen me seriozitet për holandezin.

Te Barcelona do të kishte shansin për të luajtur krah Frenkie de Jong, që do të nisë stërvitjen me “blaugranat” këtë verë.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Milani është katasatrofë, Betisi e shtang brenda në “San Siro. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Isa.Autor

PROTAGONIST NË KROACI/ Sahiti dhuron asist fantastik në ndeshjen kundër “bandës” së shqiptarëve (VIDEO)

Delo.autor

Ibrahimoviç “Zot” në Amerikë, tjetër super gol ndaj ekipit të Hykës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment