Futboll Sport

FLET PËR CASILLAS PASI PËSOI INFARKTIN/ Mou shprehet: Nuk është siç mendojnë njerëzit…

Jose Mourinho vijon të jetë pjesë e televizionit anglishtfolës “Russia Today”, ku që prej Kupës së Botës është bërë pjesë aktive, por sidomos pas ndarjes nga Manchester United komenton zhvillimet në futbollin botëror. Aty, trajneri portugez ka folur edhe për infarktin që pësoi Iker Casillas. Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Kam komunikuar menjëherë me drejtues të Portos për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Më thanë se është në duar të sigurta. Porto ka një staf mjekësor fantastik, një nga më të mirët, me të cilët kam punuar, – tha Mou, i cili ishte i vëmendshëm ndaj gjendjes së portierit.

Shtypi portugez është plot informacione pozitive për të, madje duke nënvizuar se Iker mund të luajë futboll përsëri. Kur je 37 vjeç, në pjesën e fundit të karrierës, dhe ende po mendon të luash futboll, kjo vjen për shkak se situata është tërësisht nën kontroll”.

Marrëdhënia e tij me Casillas, kur drejtonte Real Madridin, ishte e acaruar. Me këtë rast, Mourinho shpjegoi se çfarë ndodhi mes tyre në dhomën e zhveshjes së të bardhëve: Të gjithë e dinë se, në një pikë të caktuar, kur vendosa për ta lënë atë jashtë ekipit, kemi pasur një konfrontim të vogël. Unë them se ishte çështje egoje, megjithatë u pa si një konfrontim mes kapitenit dhe trajnerit të Real Madridit. Nuk ishte e lehtë për mua që ta merrja atë vendim, ashtu sikurse nuk ishte e lehtë edhe për atë, që ta pranonte vendimin“.

Mourinho zbuloi se marrëdhënia e tyre tani është krejtësisht ndryshe: Kjo është pozitive, raporti i tanishëm mes nesh nuk është siç mendojnë njerëzit“.

Related posts

SHPIKJA E RE NË MILANO/ Akullore dedikuar Ibrahimovic me shije… (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Milan zgjedh trajnerin, kontratë deri më 2020

Q.Autor

ZYRTARE/ Evertoni godet në merkato, transferon edhe mbrojtësin e Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment