Futboll Sport

FLET PËR “PLESHTIN” DHE CR7/ Deklaron Ish-futbollisti Argjentinas: Messi është egoist, Ronaldo luan për…

Ish-futbollisti argjentinas, Mario Kempes, beson se me kalimin e kohës Lionel Messi është bërë më vetjak, ndërsa nuk kursen elozhet për Cristiano Ronaldon.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 1978, ka thënë se Barcelona i është përshtatur shumë stilit të lojës së Messit dhe kjo gjë ka ndikuar që ai të bëhet individualist, shkruan Goal”.

“Messi është Messi dhe Messi është Barcelona. Kur Messi është në fushë, përgatiteni veten sepse ju nuk mund ta dini se në cilin moment ai do të shkatërrojë kundërshtarin”, ka thënë fillimisht Kempes.

“Por, Messi nuk na habit më si më parë. E kemi parë atë të bëjë gjithçka edhe pse unë mendoj se ai tani është ngadalësuar dhe me kalimin e kohës e shoh atë duke dashur të bëjë më shumë gjëra vetë.

“Më herët e shihja atë si lojtar skuadre, tani e shoh më shumë vetjak me veprimet e tij. Është e kundërta me Ronaldon, i cili tani luan më shumë për skuadrën sesa për veten”, vijoi Kempes.

“Ne argjentinasit e kritikojmë Messin sepse jemi specialistë për ta kritikuar atë. Nëse më pyesni se më kë do të doja të luaja, unë do të thosha me Messin”, e mbyll deklaratën e bujshme Kempes.

Këtë sezon, Messi e ka siguruar edhe Këpucën e Artë në Europë për herë të gjashtë në karrierën e tij, më shumë se cilido lojtar tjetër në histori të futbollit.

Related posts

E BUJSHME/ Inter synon 30 milionë euro nga sponsori, Vidal bën me “dhimbje koke” trajnerin Conte

Delo.autor

REAL MADRID – HUESCA/ Trajneri i “Los Blancos” Solari: Nuk dorëzohemi para asgjëje, duhet të tregojmë se…

Isa.Autor

Të paprekshmit tek Barcelona/ Suarez “digjet” për 1 minutë, Dembele lë pas Rakitic

Isa.Autor

Leave a Comment