Futboll Ligue 1 Sport

“NËSE NUK MUND TË RINOVONI…”/ Anelka kritikon ashpër PSG për amatorizmin e treguar me Mbappe

Transferimi ose jo i Mbappe te Real Madridi, rinovimi ose jo me PSG, ka kultivuar një debat në Francë, në të cilin janë përfshirë edhe ish-futbollistë të njohur. Nicolás Anelka është një nga të fundit, që ka “skanuar” atë që po ndodh me kampionin e botës më 2018. Ish-lojtari i PSG, Real Madrid dhe Chelsea, ndër të tjera, ka fajësuar ekipin parizien për situatën, pasi kupton se duhej të kishte vepruar më shpejt për të shmangur përçarjen aktuale: “Kur keni një fenomen si Kylian, duhet të rinovoni me të dy herë vite para se t’i skadojë kontrata në fuqi”.

Kështu e filloi Anelka analizën e “telenovelës” së momentit në RMC, një medium me të cilin bashkëpunon rregullisht. Francezi ka siguruar si sa më sipër dhe vazhdon: “Nëse nuk mund të rinovoni, shiteni atë. Edhe nëse keni negociuar për tri vite. Nëse nuk mund të rinovoni me lojtarin më të mirë në kampionatin francez, mendoj se duhet ta shesësh, sepse e di që do të gjendesh në telashe”.

Ndërsa ka dashur ta vërë veten në vendin e Mbappe, ish-sulmuesi francez ka kuptuar pse nuk i ka pranuar propozimet e ndryshme, që i janë vënë në tryezë: “Kur i kanë mbetur gjashtë muaj, pse do të rinovojë, kur nesër mund të ketë ofertë nga ndonjë top-ekip i botës?” Kur ishte futbollist aktiv, Anelka nuk e “kafshonte gjuhën”, as tani nuk e bën.

Këto fjalë vijnë pas intervistave të Mbappé dhe nënës së tij, Fayza Lamari. Në to, Kylian ka pranuar se dëshira e tij në verë ishte të shkonte te Real Madridi, ndërsa mamaja ka lënë pezull vazhdimësinë e mundshme në Paris.

Related posts

PAS FITORES NDAJ CARDIFFIT/ Sarri: Është e kuptueshme, ndonjëherë mund të jetë fati në…

Delo.autor

CIKALLESHI ME COVID, SULMI ME DYSHEN BROJA-MANAJ/ Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Polonisë

Delo.autor

PESË VITE PA FTESË NGA ZVICRA/ Kombëtarja tenton të transferojë mesfushorin Kasamin. Ja prapaskenat…

Delo.autor

Leave a Comment