Futboll Sport

FLET PËR TË ARDHMEN E CHAMPIONSIT/ Presidenti i UEFA-s: Po mendojmë të përmirësohemi, por kemi nisur tashmë…

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka folur për të ardhmen e kompeticionit më të rëndësishëm në arenën europiane për klubet, Champions League.

Në një reagim për mikrofonin e “Associated Press”, Ceferin tha se për momentin nuk kemi propozuar ende ndryshime, por kemi nisur tashmë të konsultohemi dhe të ndajmë idetë.

“Kemi kompeticionin më të mirë në botë prej shumë kohësh. Për momentin nuk e dimë kur dhe nëse do të aplikohen modifikime. Për të ardhmen, sapo kemi dakordësuar të vazhdojmë një tjetër cikël të kompeticionit europian 2021-2024 pa ndryshuar asgjë. Gjithsesi UEFA është një organizatë shumë dinamike dhe duhet të eksplorojë gjithmonë nëse dhe si mund të përmirësohen kompeticionet tona”, tha ai.

“Në mënyrë konstante mendojmë të përmirësohemi. Motivi për të cilin je më i miri nuk nënkupton detyrimisht se nuk mund të përmirësohesh. Për momentin nuk kemi propozuar ende ndryshime, por kemi nisur tashmë të konsultohemi dhe të ndajmë idetë”, përfundoi presidenti Ceferin.

Related posts

CHELSEA GODET NË MERKATO/ Ble talentin Pulisic nga Dortmund për 64 mln euro

F.autor

MOTO GP/ Yamaha letër “Doktor” Rossit: Ti dhe unë kishim moton “Ose garojmë, ose vdesim”

Delo.autor

Hamburg fiton dhe ‘ngjall’ shpresat për mbijetesë

Sadik.Autor

Leave a Comment