Futboll Sport

SHKRUAN HISTORINË ME KOMBËTAREN/ Elseid Hysaj lë pas Lorik Canën dhe bëhet lojtari me më shumë ndeshje

Elseid Hysaj ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit shqiptar. Mbrojtësi shkodran është bërë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kombëtares, duke arritur shifrën rekord prej 94 ndeshjesh me fanellën kuqezi.

Ky moment i artë erdhi gjatë miqësores ndaj Jordanisë, ku Hysaj u aktivizua në minutën e 77-të, për t’u bërë zyrtarisht rekordmeni absolut i Shqipërisë, duke kaluar çdo futbollist tjetër që ka përfaqësuar ngjyrat kuqezi ndër vite.

31-vjeçari, që prej disa sezonesh mbron ngjyrat e Lacios në Serie A, është shembulli më i mirë i përkushtimit, profesionalizmit dhe stabilitetit në shërbim të Kombëtares.

Që nga debutimi i tij në vitin 2013, Hysaj është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes dhe një lider të qetë në fushë, duke qenë pjesë e sukseseve më të mëdha të futbollit shqiptar – përfshirë Euro 2016 dhe Euro 2024.

Me këtë arritje të jashtëzakonshme, Elseid Hysaj vulos emrin e tij në librin e artë të historisë së Kombëtares shqiptare, si një nga futbollistët më të rëndësishëm që ka njohur ndonjëherë futbolli kuqezi.

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE/ Kamza e Kastrioti në garë për pikë, ja si rreshtohen skuadrat

Isa.Autor

E FUNDIT/ Finalja e Kupës, Ministria lejon 1 mijë tifozë në stadium…

Delo.autor

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Roma hedh “sytë” nga lojtari brazilian…

Delo.autor

Leave a Comment